mickoski autostrada shkup bllace u premtua nga cdo qeveri ne po e ndertojme 6a4b7e625ace6

Mickoski: Autostrada Shkup–Bllacë u premtua nga çdo qeveri, ne po e ndërtojmë

July 6, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickioski gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për punimet në autostradën Shkup-Bllacë, tha se për të paraqet kënaqësi të nënshkruaj një marrëveshje që është paralajmëruar me dekada.
Mickoski tha se ndërtimtaria është një ndër zhvilluesit kryesor të ekonomisë dhe pret që ajo të vazhdojë me një dinamik të pandalshme.
“Në muajin prill kemi shkallë të lartë të realizimit të projekteve, bum të madh të ndërtimtarisë. Të dhënat e ESHS tregojnë se për një të tretën ka rritje krahasuar me periudhën e kaluar, pra vitin e kaluar”, tha Mickoski.
Ai tha se kjo autostradë me vite ka qenë simbol i premtimeve të pa realizuara.
“Pothuajse çdo qeveri e ka premtuar, çdonjëra premtonte para zgjedhjeve se pikërisht ata do ta ndërtojnë ndërsa disa parit me vite rrenin gjoks se ata pikërisht përkujdesen më tepër për këtë pjesë të shtetit. Në fund e gjithë ajo mbeti fjalë të zbraztë, me disa parcela të blera në këtë pjesë të autostradës nga njerëz me prapavijë të errët dhe persona që lidhen me disa parti politike, e gjithë tjetra mbeti vetëm në premtim”, tha Mickoski.
Mickoski tha se nëse gjithçka shkon mirë, këtë ose muajin tjetër punimet të fillojnë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DARKO KOSTOVSKI
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Po ndërtohet qendër e re sportive dhe rekreative në Kuçevishka Bara

tairi kaos ne bit pazar dhe stacionin e autobuseve trotuaret e bllokuara nga shitesit 6a4b7faf35a28
Lajmi i radhës

Tairi: Kaos në Bit Pazar dhe stacionin e autobusëve – trotuaret e bllokuara nga shitësit

Të fundit nga

ShkoLartë