michael owen man utd do ta fitoje ligen premier brenda 10 viteve te ardhshme 68b942150057c

Michael Owen: Man Utd do ta fitojë Ligën Premier brenda 10 viteve të ardhshme

September 4, 2025
1 minut lexim

Ish-sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, ka ndarë mendimet e tij mbi vështirësitë e klubit në sezonet e fundit dhe perspektivat e tyre për të ardhmen.

Djajtë e Kuq nuk dinë për titull kampion që nga epoka e Alex Ferguson, me trofeun e fundit të Ligës Premier të fituar në edicionin 2012/13.

Klubi nga Old Trafford po shkon në sezonin e 13-të pa titull dhe sipas legjendës angleze, Owen, ‘agjërimi’ i tyre mund të zgjas edhe për disa vite.

“Thjesht nuk e di nga do të vijë shkëndija. Por, herët a vonë, do të duket”, ka thënë fillimisht Owen në podcastin e Rio Ferdinand.

“Manchester United do ta fitojë Ligën Premier brenda 10 viteve të ardhshme – apo jo? Askush nuk mund të thotë se nuk ka shanse”.

“Mund të ndodhë pas katër vitesh, ose ndoshta pas tetë vitesh”, përfundoi ish-sulmuesi i Djajve të Kuq. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VLEN GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Përfaqësimi i drejtë bëhet ligj, jo fasadë për nepotizmin e BDI-së!

ky eshte pjesetari i njesise speciale qe u arrestua mbreme ne mitrovice 68b94220744b7
Lajmi i radhës

Ky është pjesëtari i Njësisë Speciale që u arrestua mbrëmë në Mitrovicë

Të fundit nga

ShkoLartë