mexhiti vlen po funksionon shume mire si koalicion unitarizmi i bdi se eshte vardisje 6949b0f584ced

Mexhiti: VLEN po funksionon shumë mirë si koalicion, “unitarizmi” i BDI-së është vardisje

December 22, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën në “Dialog te Lajmi” ka thënë se VLEN funksionon shumë mirë si koalicion, nuk ka problem të funksionimit dhe ka një sinkronizim mes veti.

“Mund të them me përgjegjësi se edhe kur kam qenë pjesë e ish subjektit, ka pasur me shumë përplasje, dallime se sa tash që jemi brenda VLEN, këtu është indirekt edhe Vetëvendosje dhe Lëvizja Arbëria, (gjashtë subjekte) dhe kjo nuk është karakteristikë te shqiptarët, sepse janë mësuar historikisht të shohin përçarje dhe përplasje, por fatmirësisht po ndodhë e kundërta, kemi fuzionu edhe subjekte tjera brenda nesh dhe për hir të vërtetës, vlerësoj se mënyra më e mirë për të rritur potencën politike, VLEN duhet të shndërrohet në një subjekt politik”, ka thënë Mexhiti, duke shtuar se faktorët dhe argumentet shkojnë në drejtim të asaj që VLEN të jetë një.

Në këtë drejtim, sipas tij, brenda kryesisë dhe liderëve të VLEN kjo çështje është rihapur edhe pas zgjedhjeve me argumente pro dhe kontra dhe me ide konkrete.

“Ka pasur një ide rotacioni të katër liderëve, një ide e bashkëkryetarëve që ka funksionuar në disa shtete. Janë duke u shoshitur disa ide për të gjetur modelin më të mirë se si të fuqizohet edhe më tepër VLEN”, ka thënë tutje Mexhiti.

Lidhur me Rezolutën që miratoi BDI në Kongres për betonizimin e konceptit unitar të shtetit, Mexhiti me koment se kjo nuk dallon aspak nga koncepti i partive maqedonase.

“BDI në vazhdimësi këto 15 muaj flet për degradim të çështjes shqiptare dhe kur shqiptarët presin ndonjë ide kreative se si të fuqizohet apo faktorizohet elementi shqiptar, BDI në Kongresin e saj doli me Rezolutë se si ta betonizojnë unitarizmin e këtij shteti, apo shtetit unitar. Nuk dallon aspak nga koncepti i VMRO-së, LSDM-së dhe Levicës, është një vardisje ndaj palës maqedonase me koncept unitar”, ka nënvizuar Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1766436146804
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti dhe Spiropali nderojnë Skënderbeun në Shkup, japin mesazh për unitet dhe bashkëpunim ndërshqiptar

komisioni i be se pezullon shperndarjen e fondeve per maqedonine e veriut per shkak te nje rasti ryshfeti 6949b80e98fae
Lajmi i radhës

Komisioni i BE-së pezullon shpërndarjen e fondeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të një rasti ryshfeti

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 13 Janar 2026

Dashi Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar gjatë kësaj dite, sërish do gjeni kohë për veten dhe për njerëzit më të dashur. Do dini ta ekuilibroni ditën në mënyrë mjaft të

Moti sot kryesisht i vranët dhe i ftohtë

Mot kryesisht i vranët do të mbajë në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat minimale do të zbresin nga -12 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga
ShkoLartë