Mexhiti: VLEN përballë mashtruesve të vjetër, shqiptarët sot shohin ndryshimin, jo propagandën!

July 4, 2025
1 minut lexim

Gjatë llogaridhënies për 1-vjetorin e qeverisë VLEN, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur akuzave të opozitës, duke theksuar se koha e mashtrimeve dhe pazareve nën tavolinë ka marrë fund, ndërsa shqiptarët sot po shohin dallimin e madh mes punës dhe propagandës boshe.

“Sot, kur rezultatet tona janë të qarta, kur shkollat janë forcuar, kur bujqit kanë ndihmë konkrete, kur diaspora sheh që dikush më në fund po punon për të, ata guxojnë të flasin për ‘rrënim’. Por rrënimi ishte kur ata ishin në pushtet,” deklaroi Mexhiti, duke rikujtuar se të njëjtët njerëz që sot kritikojnë, për vite mbajtën peng gjuhën shqipe, shkollat dhe çdo të drejtë të qytetarëve.

Ai shtoi se opozita që sot akuzon për shëndetësinë dhe sigurinë, është po ajo që “kurrë nuk e respektoi mjekun, e ktheu shtetin në pronë private dhe drejtësinë e shiste për vota e favore”. Mexhiti kritikoi ish-pushtetarët se në vend që të kërkonin falje për dëmet e shkaktuara, “u kthyen në prodhues të shpifjeve dhe fabrikimeve”.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë sot nuk kanë më durim për mashtrime të vjetra. “Dallimi është i qartë: VLEN punon, ata flasin. VLEN ndërton, ata sulmojnë. VLEN hap dyer, ata mbyllin shpresë,” tha Mexhiti, duke theksuar se ndryshimi është i dukshëm përmes shkollave të reja, pagës minimale më të lartë, vendeve të reja të punës, respektimit të diasporës, luftës kundër korrupsionit dhe hapjes së kufijve.

“Kjo është një qeveri që nuk qeveris për pushtet, por për popull, një qeveri që i ktheu shqiptarëve dinjitetin e humbur,” përfundoi Mexhiti, duke shtuar se nëse në një vit është arritur kaq shumë, qytetarët duhet të presin edhe më shumë rezultate konkrete deri në fund të mandatit të qeverisë VLEN.

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: VLEN i jep fund industrisë kriminale të kazinove, rinia po shpëton nga helmi i bixhozit!

Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë të përhershme, mbi partitë dhe ndarjet!

Të fundit nga

ShkoLartë