Izet Mexhiti: VLEN i jep fund industrisë kriminale të kazinove, rinia po shpëton nga helmi i bixhozit!

July 4, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë raportimit për 1-vjetorin e qeverisë VLEN, njoftoi një nga fitoret më të mëdha sociale të kësaj qeverie: fundin e industrisë kriminale të bixhozit, që për dekada shkatërronte familjet dhe varfëronte qytetarët shqiptarë.

“Shënuam fundin e një epoke kriminale që i rrjepi qytetarët! E fituam luftën kundër industrisë së kazinove e bixhozit, që për dekada helmonte rininë dhe shkatërronte ekonominë tonë,” theksoi Mexhiti.

Ai denoncoi qeveritë e kaluara si të kapura nga interesat e kazinove, që lejonin hapjen e tyre në çdo cep të vendit, përfshirë edhe kazinotë online që vepronin ilegalisht, duke shkatërruar familje dhe duke ushqyer varfërinë.

“Këto kazino ishin skema të qëllimshme për të pasuruar një kastë të privilegjuar politikanësh, në kurriz të popullit. Dhe këtë vit, ky kapitull i zi mori fund,” deklaroi zëvendëskryeministri i parë.

Ai bëri të ditur se VLEN ka mbyllur 226 kazino online dhe ka goditur tregun e paligjshëm të bixhozit, duke ndalur një helm social që po shkatërronte të ardhmen e të rinjve.

Mexhiti theksoi se VLEN ka kthyer dinjitetin qytetarit, duke mbyllur me ligj dhe vendosmëri “portat e helmit dhe korrupsionit”. Ai shtoi se ndërkohë që VLEN punonte për të shpëtuar familjet shqiptare, opozita vazhdonte të merrej me mashtrime dhe fabrikime, duke dëshmuar se nuk mund të ofrojë asgjë tjetër për qytetarët përveç zhurmës boshe.

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: VLEN sjell rritjen më të madhe të pagave në dekada

Lajmi i radhës

Mexhiti: VLEN përballë mashtruesve të vjetër, shqiptarët sot shohin ndryshimin, jo propagandën!

Të fundit nga

ShkoLartë