mexhiti vlen eshte bashkimi qe nuk ndalet shqiptaret drejt unitetit 69bf17c202b50

Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit

March 22, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po hyjnë në një fazë të re bashkimi politik.

Në një mesazh të publikuar së fundmi, ai thekson se për herë të parë në pluralizëm, përfaqësues nga spektri i djathtë dhe i majtë, figura të reja dhe me përvojë, po bëhen bashkë në një front të vetëm politik.

Sipas tij, ky bashkim është një kthesë e rëndësishme që i jep fund përçarjeve të deritanishme dhe krijon një zë të unifikuar shqiptar në skenën politike.

“Ka përfunduar koha e interesave të ngushta dhe e marrëveshjeve në dëm të qytetarëve. Nga sot, shqiptarët do të flasin me një zë të përbashkët – të fuqishëm dhe të vendosur,” shprehet Mexhiti.

Ai e cilëson këtë moment si vendimtar, duke theksuar se uniteti është rruga e vetme përpara, ndërsa VLEN-in e përshkruan si një bashkim që synon të jetë i pandalshëm.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fetoshi harvest pjese e propagandes serbe per manipulimin e historise se kosoves 69bef11752e5a
Lajmi i mëparshëm

Fetoshi: “Harvest”, pjesë e propagandës serbe për manipulimin e historisë së Kosovës

irani sulmon serish emiratet e bashkuara arabe 69bf1873594ae
Lajmi i radhës

Irani sulmon sërish Emiratet e Bashkuara Arabe

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë