mexhiti sonte nisi pastrimi i kryeqytetit shkupi nuk do te fleje mbi mbeturina 690d44366e911

Mexhiti: Sonte nisi pastrimi i kryeqytetit, Shkupi nuk do të flejë mbi mbeturina

November 7, 2025
1 minut lexim

Sonte ka nisur zyrtarisht aksioni për pastrimin e Shkupit, pas javësh të vështira në të cilat kryeqyteti u mbulua nga mbeturinat për shkak të bllokadave dhe neglizhencës institucionale.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se pastrimi do të zhvillohet në çdo lagje dhe çdo rrugë të qytetit, si një mobilizim i gjerë qytetar për kthimin e higjienës dhe dinjitetit urban.

“Së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sonte jemi në terren, përkrah ekipeve të ‘Higjienës Komunale’, ‘Parqeve dhe gjelbërimit’, ndërmarrjeve të qytetit dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë dalë në mbështetje të këtij aksioni,” deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, do të pastrohen kontejnerët, hapësirat përreth tyre, shëtitoret, sheshet dhe mini-deponitë e krijuara gjatë javëve të krizës.

“Sonte, Shkupi nuk do të flejë mbi berllok, por do të zgjohet me ajër më të pastër, rrugë më të pastra dhe një pamje të re. Ky është fillimi i një kapitulli të ri për Shkupin — qytetin që po e marrim në duar për ta pastruar, për ta rregulluar dhe për ta kthyer në krenari për të gjithë qytetarët e tij,” theksoi Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me pak seks me shume stres faktori qe ndikon ne jeten seksuale te gjenerates z 690d3ab1de512
Lajmi i mëparshëm

Më pak seks, më shumë stres: Faktori që ndikon në jetën seksuale të gjeneratës Z

ish zevendeskryeministri angjushev angazhon kompani lobuese per 1 5 milione dollare per tu hequr nga lista e zeze e shba 690d4b50998cc
Lajmi i radhës

Ish zëvendëskryeministri Angjushev, angazhon kompani lobuese për 1.5 milionë dollarë për t’u hequr nga “lista e zezë” e SHBA

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë