IZET MEXHITI 2 4

Mexhiti sërish sfidon Bujar Osmanin: Sa herë duhet të të ftoj për debat që të guxosh të dalësh përballë meje?

October 13, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka përsëritur sfidën publike ndaj kundër kandidatit të tij nga koalicioni opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, që të dalin përballë njëri-tjetrit në debat televiziv para qytetarëve.

Mexhiti ka bërë të ditur se sot ka pranuar ftesë për debat në TV21, por Osmani sërish ka refuzuar, duke dëshmuar, sipas tij, mungesë të plotë guximi për t’u përballur me argumente dhe vizion politik.

“E pranova ftesën për debat në TV21. Për fat të keq, më njoftuan se Bujar Osmani ka refuzuar. Prandaj sonte, nga ora 21:00, do të më ndiqni në një intervistë në TV21. Por ftesa mbetet: Bujar, mos u frikëso. Guxo,” ka shkruar Mexhiti.

Në reagimin e tij, Mexhiti thekson se demokracia kërkon përballje të hapur dhe debat të ndershëm, jo shmangie dhe monologje të kontrolluara. Ai e akuzon Osmanin se po i ikë vazhdimisht sfidës, ndonëse publikisht pretendon se dëshiron debat.

“Demokracia do të thotë të përballesh para qytetarëve, jo të fshihesh. Demokracia do të thotë t’i lejosh qytetarët t’i dëgjojnë vizionet e ndryshme, jo të kufizohesh në kornizat që vetë i ke vendosur,” ka shkruar më tej Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kimete berisha reagon pas rezultateve zgjedhore pushteti lokal ne kosove funksionon si nje harte mafioze 68ecc8c535830
Lajmi i mëparshëm

Kimete Berisha reagon pas rezultateve zgjedhore: Pushteti lokal në Kosovë funksionon si një hartë mafioze

ndalimi perkohesisht i perdorimit te monopatinave elektrike ne shqiperi nis aksioni per bllokimin e tyre 68ecc9640350e
Lajmi i radhës

Ndalimi përkohësisht i përdorimit të monopatinave elektrike në Shqipëri, nis aksioni për bllokimin e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë