mexhiti prezanton investimin e madh ne lagjen gazi babe rruga jashar erebara po merr forme moderne me mbi 3 milione denare 68b36d0ed7636

Mexhiti prezanton investimin e madh në lagjen Gazi Babë: Rruga Jashar Erebara po merr formë moderne me mbi 3 milionë denarë

August 30, 2025
1 minut lexim

Shkup, 30 gusht – Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, prezanton një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e komunës duke theksuar angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës në gjithë lagjet e Çairit.

Sot, Mexhiti ishte i pranishëm në lagjen Gazi Babë, ku po zhvillohen punimet në Rrugën Jashar Erebara, një projekt me vlerë mbi 3 milionë denarë. Investimi përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal, ndriçim modern dhe asfaltim të plotë të rrugës, pas përfundimit të punimeve nëntokësore.

Kjo është dëshmia më e mirë e vizionit të qartë të Mexhitit për një Çair më të mirë dhe më të gjelbër, ku çdo lagje ka nevojë për infrastrukturë funksionale dhe kushte dinjitoze jetese. Ai tha se investimet janë të koordinuara mirë, me mbështetjen e plotë të institucioneve lokale dhe qendrore, duke përfshirë Komunën, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Qeverinë.

“Çairi meriton më shumë,” tha Mexhiti ndërsa thekson se këtë plan i bën realitet përmes projekteve të menaxhueshme dhe në kohë. “Investimet po zhvillohen në mënyrë të planifikuar, sepse vetëm kështu mund të sigurojmë një jetë më të mirë dhe kushte të denja për të gjithë banorët e lagjeve tona.”, transmeton Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

f2e55233 942e 4d7a baad ca01bf59554e
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti viziton familjen e legjendës olimpike Shaban Tërstena në Çair

kasami mobilizon rinine jeni garanca e fitores 68b36db1638aa
Lajmi i radhës

Kasami mobilizon rininë: Jeni garanca e fitores!

Të fundit nga

Shpërthen Benita: Elijona ka shumë fytyra!

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita, ka deklaruar se Elijona ka shumë fytyra, dhe sipas saj, nuk është aq engjëllore sa duket. Në fakt, teksa bisedonte me Klodin, Benita

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

Sikur ‘carbonara’ të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s dha zyrtarisht miratimin: kuzhina italiane hyn në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të
ShkoLartë