mexhiti plani famekeq nente pikesh i bujar osmanit per veriun e mitrovices i demshem per shqiptaret dhe i mire per beogradin 68ba215497c76

Mexhiti: Plani famëkeq nëntë pikësh i Bujar Osmanit për Veriun e Mitrovicës i dëmshëm për shqiptarët dhe i mirë për Beogradin

September 5, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zbuluar se kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, aso kohe kryesues i OSBE-së dhe ministër i Jashtëm, kishte përgatitur një plan të rrezikshëm nëntëpikësh për Veriun e Mitrovicës, i cili synonte largimin e forcave speciale të Kosovës dhe krijimin e një terreni të favorshëm për strukturat ilegale serbe.

Sipas Mexhitit, ky plan fatmirësisht dështoi, falë qëndrueshmërisë së institucioneve të Kosovës dhe vendosmërisë së kryeministrit Albin Kurti që të mos lejojë shantazhe e skenarë të tillë të rrezikojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Ata tjerët në zgjedhje lokale flasin për Borrellin dhe Lajqakun, e kur u deshtë për Mitrovicën ai shkoi në Azerbajxhan, ai shkoi në Kiev, ai shkoi në Ukrainë por nuk e pa të udhës që me Borrellin të shkojë në Veri të Mitrovicës, por fatmirësisht nuk u realizua plani i atij, nuk u largua policia speciale e Kosovës, ajo sot është në Mitrovicë, por u larguan paramilitarët serb, i keni parë edhe vetë se si kanë ikur nga aty pasi që nuk është vendi i tyre, nuk është vatani i tyre dhe fatmirësisht ka kush i del zot edhe Mitrovicës edhe mbarë Kosovës, është aty Albin Kurti i cili po i ndërton urat në Mitrovicë, por këto tema do t’i lëmë për zgjedhje parlamentare,” është shprehur zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Mexhiti nënvizoi se Osmani dhe BDI nuk kanë asnjë vizion për shqiptarët, përveç skenarëve të dëmshëm dhe planeve të errëta që cenojnë interesat kombëtare. Ai theksoi se shqiptarët e Çairit nuk mund të mbështesin një kandidat i cili në vend që të mbrojë Kosovën, shërben si vegël e planeve të dështuara të Beogradit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

muhamed elmazi ne matke banoret mezi presin ndryshimin 68ba1439dfb76
Lajmi i mëparshëm

Muhamed Elmazi në Matkë: Banorët mezi presin ndryshimin!

nuk keni pare gje akoma shperthen deputeti akuza ndaj kryeministrit ai ka marre te gjitha pushtetet 68ba22b485406
Lajmi i radhës

“Nuk keni parë gjë akoma…”/ Shpërthen deputeti, akuza ndaj Kryeministrit: Ai ka marrë të gjitha pushtetet

Të fundit nga

ShkoLartë