IZET MEXHITI 4 2

Mexhiti për Euronews: Shqiptarët e RMV-së nuk janë më të përçarë në shumë parti siç propagandon Ali Ahmeti (VIDEO)

October 21, 2025
1 minut lexim

Në një intervistë ekskluzive për “Euronews Albania” me gazetarin Thimi Samarxhiu, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti foli hapur për zhvillimet politike mes koalicionit qeverisës VLEN dhe AKI-së opozitare të Ali Ahmetit.

Mexhiti theksoi se shqiptarët nuk janë të ndarë apo të përçarë në dhjetëra parti, siç shpesh propagandon opozita, por se sot ekzistojnë dy subjekte të mëdha, ku vetëm VLEN po tregon me vepra se është në shërbim të qytetarëve.

“Jemi munduar të bëjmë fushatë për komunat, për problemet e vërteta të njerëzve. Ndërsa AKI ka humbur kontaktin me realitetin. Për gjithçka kanë folur, por jo për komunat. Kanë folur për komunat serbe, për referendume e për beteja legjitimiteti. Ne e pranuam edhe këtë sfidë,” ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka shtuar se qasja e re e VLEN-it po sjell frymë ndryshimi dhe përgjegjësie, duke i dhënë fund politikës së vjetër të propagandës boshe dhe interesave personale të BDI-së.

Sipas Mexhitit, qytetarët shqiptarë po e kuptojnë qartë se kush po punon për ta dhe kush po përpiqet të mbijetojë politikisht duke shpikur kriza e konflikte të rreme.

“VLEN nuk merret me retorikë, por me punë. Ne flasim me rezultate konkrete në çdo komunë ku qeverisim,” ka përfunduar Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti qeveria urdheron mbikeqyrje te jashtezakonshme per mbeturinat ne shkup 68f7bbb529d43
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Qeveria urdhëron mbikëqyrje të jashtëzakonshme për mbeturinat në Shkup

gashi diskutime mbi prioritetet parlamentare me ambasadorin e zvicres 68f7c2cf7a166
Lajmi i radhës

Gashi: Diskutime mbi prioritetet parlamentare me ambasadorin e Zvicrës

Të fundit nga

Vlora pa ujë prej 72 orësh

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin e ujësjellësit ka lënë qytetin pa ujë për 3 ditë. Prova e
ShkoLartë