IMG 5973

Mexhiti: Patriotët e BDI-së regjistruan vetëm 36 banorë në Gërçec, sa një klasë shkolle!

June 26, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të BDI-së për manipulim me të dhënat e regjistrimit të popullsisë së vitit 2021.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Mexhiti ka zbuluar se në fshatin Gërçec të Komunës së Sarajit një ndër fshatrat më të mëdha të zonës janë regjistruar vetëm 36 banorë, pa asnjë jorezident. Sipas tij, ky rezultat absurd është pasojë e drejtpërdrejtë e mënyrës se si është menaxhuar procesi nga kuadrot e LSDM-së dhe BDI-së.

“Vëllezër e motra, a e dini se në regjistrimin e fundit të popullsisë në RMV në vitin 2021, i organizuar nga Enti për statistikë, proces i kryesuar nga kuadro të LSDM e BDI, në fshatin e pestë më të madh të Komunës Saraj, në Gërçec, patriotat e BDI kanë regjistruar vetëm 36 banorë, me 0 jorezident! Po, 36 banorë, sa një klasë e shkollës fillore”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi dhe se në ditët në vijim do të publikojë informacione të tjera që i cilëson si “të tmerrshme”, duke lënë të kuptohet se procesi i regjistrimit është dëmtuar qëllimisht dhe me pasoja serioze për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në vend.

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

ZGJEDHJE LOKALE 2025

IMG 5976
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: Balancuesi nuk ishte ligj, por mungesë ligji, ata s’mund të bënin ligj sepse blenin Soravinë

IMG 5978
Lajmi i radhës

Latifi rendit dështimet 20-vjeçare të BDI-së: “Marre të thuash se Marrëveshja e Ohrit është realizuar”

Të fundit nga

Victoria Beckham ylli i ri i Netflix

Një ”Spice Girl” e famshme e viteve ’90, stiliste e njohur dhe sipërmarrëse inteligjente, aktorja britanike Victoria Beckham flet hapur për udhëtimin e trazuar të një vajze që “donte me dëshpërim të
ShkoLartë