photo output 5 scaled

Mexhiti paralajmëron garë të fortë në Çair: Nëse BDI kandidon Bujar Osmanin, VLEN do të përgjigjet me figurë të kalibrit të njëjtë

July 21, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka dhënë një paralajmërim të qartë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fillimntë muajit Tetor.

Gjatë intervistës në Kanal 5 me gazetarin Aleksandar Vidinovski, Mexhiti theksoi se nëse Bashkimi Demokratik për Integrim vendos të garoj me figura të nivelit të lartë partiak, siç përflitet për kandidimin e ish ministrit të Jashtëm Bujar Osmani në Çair, atëherë VLEN do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

“Nëse BDI del në zgjedhje lokale me nënkryetar partie, VLEN do të përgjigjet me kuadro të njëjta”, deklaroi Mexhiti, duke lënë të kuptohet se beteja në Çair do të jetë ndër më të ashpërat në vend.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur spekulimet për emrat e kandidatëve për kryetarë komunash po intensifikohen, ndërsa gara në Çair shihet si një prej më vendimtareve për peshën politike të partive shqiptare në vend.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi premtoi per 20 vjet vlen i puneson pernjehere 155 kontrata te perhershme ne kliniken e tetoves 687e6c7326fcc
Lajmi i mëparshëm

BDI premtoi për 20 vjet, VLEN i punëson përnjëherë: 155 kontrata të përhershme në Klinikën e Tetovës!

photo output 6
Lajmi i radhës

Mexhiti në Kanal 5: Danella Arsovska po bën fushatë nacionaliste dhe antishqiptare me ndihmën e Blerim Bexhetit

Të fundit nga

ShkoLartë