mexhiti nuk e perjashtoj mundesine te kandidoje per kryetar te cairit 6867ae9e8604d

Mexhiti: Nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit

July 4, 2025
1 minut lexim

Zv. kryeministri Izet Mexhiti, është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë për kryetar të Çairit. Në emisionin “24 analiza” tha se janë duke rrjedh anketat brenda partiake, ndërsa shtoi se presin fitore në më tepër komuna me shumicë shqiptare.

Mexhiti tha se BDI po përgatitet ta nxjerr kandidat Bujar Osmanin, ndërsa sipas tij, komuna e Çairit është e rëndësishme për ta.

“Po analizojmë terrenin dhe dëshirojmë që të gjejmë zgjidhje më të mirë dhe në bazë të kësaj do të veprojmë. BDI dëshiron për Çairin ta kandidoj Osmanin dhe është e qartë se kandidatë tjetër nuk është në lojë, ndërsa për ne është e rëndësishme ta fitojmë Çairin. Po bëhen analiza, nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit”, ka deklarur Mexhiti.
Mexhiti tha se në bllokun shqiptar, gara është në 17 komuna, presim të fitojmë shumicën.

“Gjithashtu presim fitore në Tetovë, Çair, Gostivar, Dibër, Strugë. Partnerët qeveritarë po ndihmojnë njëri-tjetrin, nuk kemi negociata për mbështetje në rrethin e parë dhe nuk kemi asnjë marrëveshje. Marrëveshja për rrethin e dytë është gjithmonë e vlefshme.

Nuk kemi nevojë të negociojmë për të shkuar me kandidatë të përbashkët, do të shkojmë me kandidatë të veçantë. Tani po analizojmë terrenin, duam të gjejmë zgjidhjet më të mira dhe në bazë të kësaj do të veprojmë”, tha Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fero akuzohet per dhune ne familje ngacmim seksual dhe kanosje 6867aa65083d7
Lajmi i mëparshëm

Fero akuzohet për “dhunë në familje”, “ngacmim seksual” dhe “kanosje”

bilall kasami prezenton 100 trotineta elektrike fillon epoka e re e levizjes urbane ne tetove 6867b38d2866e
Lajmi i radhës

Bilall Kasami prezenton 100 trotineta elektrikë – fillon epoka e re e lëvizjes urbane në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë