mexhiti nga teneqe mahalla takime te tilla na forcojne vizionin per cairin 68ae36ba55e6c

Mexhiti nga Teneqe Mahalla: Takime të tilla na forcojnë vizionin për Çairin

August 27, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me banorët e Teneqe Mahallës, ku është pritur ngrohtësisht dhe miqësisht. Ai theksoi se ky bashkëbisedim ishte dëshmi e vizionit të qytetarëve për zhvillimin dhe dinjitetin e lagjes dhe të tërë komunës.

FB IMG 1756243565078

“Teneqe Mahalla e Çairit na priti ngrohtësisht e miqësisht, ashtu siç dinë vetëm qytetarët e saj. Ky bashkëbisedim ishte një dëshmi se Çairi ka njerëz vizionarë, të cilët kërkojnë zhvillim dhe dinjitet për lagjen e tyre dhe për tërë komunën,” shkroi Mexhiti.

FB IMG 1756243560375

Ai bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar projektet e realizuara dhe ato që pritet të vihen në jetë, por mbi të gjitha është dëgjuar zëri i qytetarëve.

“Së bashku diskutuam për projektet e realizuara dhe për ato që na presin përpara. Por mbi të gjitha, dëgjuam zërin e qytetarëve, idetë, shqetësimet dhe vizionin e tyre për një Çair që i ngjan energjisë dhe vitalitetit të tyre,” theksoi ai.

Sipas kandidatit të VLEN-it, takime të tilla janë forca e vërtetë e politikës, sepse ndërtohen mbi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

“Takime të tilla të drejtpërdrejta janë forca jonë, sepse politika e vërtetë ndërtohet mbi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve,” nënvizoi Mexhiti.

Në përfundim, ai theksoi vizionin për një Çair që ecën me hapin e qytetarëve.

“Këto diskutime e forcojnë edhe më shumë vizionin tonë për Çairin: një komunë që ecën me hapin e qytetarëve, që dëgjon, punon dhe ndryshon. Sepse e ardhmja e Çairit ndërtohet këtu, me njerëzit e saj,” deklaroi ai.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hajdutet hyne ne rezidencen e lionel richie muzikanti i famshem ishte ne shtepi gjate incidentit 68ae3291b5646
Lajmi i mëparshëm

Hajdutët hynë në rezidencën e Lionel Richie, muzikanti i famshëm ishte në shtëpi gjatë incidentit

goran markovski do te jete kandidat i pavarur per kryetar te qytetit te shkupit ne zgjedhjet lokale te tetorit 68ae3bc769f69
Lajmi i radhës

Goran Markovski do të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të tetorit

Të fundit nga

ShkoLartë