6eb2dd86 a5c7 4b09 9ae6 17f8a1e28735

Mexhiti: Nga premtim në projekt gjigant, 42 milion euro për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”

March 7, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së gurthemeleve të kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, një projekt me vlerë rreth 42 milionë euro, që përfaqëson investimin më të madh të deritanishëm në arsimin shqip në Maqedoni.

Kampusi i ri universitar do të ndërtohet sipas standardeve moderne dhe do të ofrojë kushte bashkëkohore për studim, kërkim shkencor dhe zhvillim akademik, duke e shndërruar Shkupin dhe Çairin në një qendër të rëndësishme universitare për shqiptarët, në vend dhe në rajon.

“Vendosja e gurthemeleve të këtij kampusi është një moment historik për arsimin shqip. Investimet në arsim janë investimet më të rëndësishme për të ardhmen e një kombi, sepse aty ku ndërtohen universitete ndërtohet fuqia intelektuale, akademike dhe profesionale e shoqërisë,” theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Sipas tij, ndërtimi i kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” do të krijojë mundësi të reja për të rinjtë shqiptarë që të studiojnë në një universitet modern dhe në gjuhën e tyre, duke i përgatitur për sfidat e tregut global të dijes dhe ekonomisë.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit të lartë në vend dhe një investim strategjik që do të ndikojë për dekada në zhvillimin akademik, shkencor dhe shoqëror.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dekreti per shperndarjen e kuvendit profesori i se drejtes eshte ne kundershtim me kushtetuten 69ac43d60ace8
Lajmi i mëparshëm

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, profesori i së drejtës: Është në kundërshtim me Kushtetutën

bekim sali nga prekazi epopeja e uck se nuk eshte vetem histori por udherrefyes per brezat 69ac6abe5dba5
Lajmi i radhës

Bekim Sali nga Prekazi: Epopeja e UÇK-së nuk është vetëm histori, por udhërrëfyes për brezat

Të fundit nga

Rama: Korridori VIII strategjik për Shqipërinë

Korridori VIII ka marrë njohjen e Bashkimit Evropian si një pjesë kyçe e rrjetit evropian të korridoreve, pas një pune intensive diplomatike të Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpjegoi se më

Bernardo Silva nuk rinovon me Manchester Cityn

Një lajm i bujshëm ka tronditur botën e futbollit: Bernardo Silva, një lojtar thelbësor në skemat e Pep Guardiolës te Manchester City, nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me klubin
ShkoLartë