mexhiti ne fushe topane po inspektojme punimet per ndertimin e parkingjeve te reja 689dbbf55e1e0

Mexhiti në Fushë Topanë: Po inspektojmë punimet për ndërtimin e parkingjeve të reja

August 14, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka qëndruar në Fushë Topanë, ku po zhvillohen punime për ndërtimin e parkingjeve të reja.

“Sot isha në terren, në rrugën “Ismail Qemali” të lagjes Fushë Topanë, për të ndjekur nga afër punimet për krijimin e tre vendeve të reja parkimi, një nevojë e kahershme për banorët e kësaj zone.
Ky investim i Komunës së Çairit është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës urbane, dhe lehtësimin e qarkullimit në lagjet me zhvillim të shpejtë.

Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe po zhvillohen me kujdes, në mënyrë që banorët të kenë sa më pak pengesa gjatë kësaj periudhe, ndërsa garantojmë që gjithçka të bëhet me standarde të larta cilësie”, ka shkruar Mexhiti.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperaturat e larta qytetaret tregojne si po ia dalin me vapen afrikane 689db6cc7a1ef
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat e larta, qytetarët tregojnë si po ia dalin me vapën afrikane

izet mexhiti tre parkingje te reja per fushe topanen 689dbc309f426
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: Tre parkingje të reja për Fushë Topanën

Të fundit nga

ShkoLartë