mexhiti me vendim te qeverise universitetit nene tereza i jepen ne pronesi 31434 mc2b2 toke shteterore hapet rruga per kampusin e ri 68c99ef1d4184

Mexhiti: Me vendim të Qeverisë, Universitetit ‘Nënë Tereza’ i jepen në pronësi 31,434 m² tokë shtetërore-hapet rruga për kampusin e ri

September 16, 2025
1 minut lexim

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë një vendim historik për arsimin e lartë në vend, Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i është dhënë në shfrytëzim të përhershëm tokë prej 31.434 m², mbi të cilën do të ngrihet kampusi i ri universitar me një investim madhor prej 40 milionë euro. Ky vendim u prezantua nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i cili theksoi se ky është një investim në dije, ëndrra dhe mundësi të barabarta për të gjithë studentët.

Sipas Mexhitit, kampusi i ri do të jetë një hap gjigant drejt modernizimit të arsimit në gjuhën shqipe, duke e kthyer Çairin në qendrën kryesore të dijes dhe zhvillimit akademik. “Me këtë projekt, ne po vendosim themelet e një universiteti modern, që do të ofrojë kushte të denja për studim dhe kërkim shkencor, duke u bërë vatër e gjallë e dijes ku mijëra studentë do të ndërtojnë rrugën e tyre drejt së ardhmes”, u shpreh ai. Ky investim konsiderohet si një nga projektet më të mëdha arsimore në vend, që do të forcojë infrastrukturën e arsimit të lartë dhe rolin e tij si shtyllë themelore e shoqërisë.

Messenger creation 09E7C9F4 AA57 4DE4 9725 6273C5C02E43

Messenger creation 47DDD3B2 8BC9 4464 82CF 577499954D22

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti qeveria ndau parcelen 31 mije mc2b2 per kampusin 40 milione e te unt se ne shkup 68c99e5a40b2e
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup

rama ka shperndare nje pjese te intervistes se ish ndihmes sekretarit amerikan te shtetit james rubin 68c9a054a35a9
Lajmi i radhës

Rama ka shpërndarë një pjesë të intervistës së ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin

Të fundit nga

ShkoLartë