mexhiti me cerdhe moderne cairi po behet shembull i perkujdesjes gjitheperfshirese 68c413976511b

Mexhiti: Me çerdhe moderne, Çairi po bëhet shembull i përkujdesjes gjithëpërfshirëse

September 12, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e investimeve në arsimin parashkollor dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve si pjesë e vizionit të tij për komunën më dinamike të vendit.

FB IMG 1757675708359

“Çairi është komuna më dinamike në vend, me dendësinë më të madhe të popullsisë dhe me natalitetin më të lartë. Kjo është pasuria jonë më e madhe, por edhe përgjegjësia më e madhe: të sigurojmë përkujdesje të denjë dhe arsim cilësor që nga hapat e parë të jetës,” tha Mexhiti.

FB IMG 1757675712125

Ai rikujtoi hapjen e çerdhes më të madhe në shtet, “Bambi”, me kapacitet për 360 fëmijë, duke shtuar se janë marrë vendime edhe për ndërtimin e dy çerdheve të tjera, “Borëbardha” dhe “Vesëza”, secila me kapacitet për nga 300 fëmijë.

“Vetëm në këto tri çerdhe do të ofrojmë mundësi kujdesi për rreth 1.000 fëmijë, duke e zgjidhur përfundimisht mungesën e kapaciteteve për edukimin parashkollor,” deklaroi ai.

Sipas Mexhitit, ky projekt do të garantojë infrastrukturë moderne, barazi dhe përfshirje për çdo fëmijë, si dhe edukatore të motivuara që do të ofrojnë arsim cilësor e të qëndrueshëm.

“Kjo është mënyra jonë për të investuar në kapitalin njerëzor, në familjet tona dhe në të ardhmen e Çairit. Sot punojmë me vizion afatgjatë dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë. Sepse fëmijët tanë VLEJNË!” përfundoi kandidati i VLEN-it.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njollat e veshtira te vajit do te zhduken nga rrobat me vetem dy perberes kuzhine 68c40f72df735
Lajmi i mëparshëm

Njollat e vështira të vajit do të zhduken nga rrobat me vetëm dy përbërës kuzhine

sedat bislimi qellimi yne eshte qe ta ndertojme nje komune qe u sherben qytetareve 68c4196db7503
Lajmi i radhës

Sedat Bislimi: Qëllimi ynë është që ta ndërtojmë një komunë që u shërben qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë