mexhiti lutkov rikthejme parkingun e mbyllur me dekada te muzeu 68a880361275e

Mexhiti-Lutkov: Rikthejmë parkingun e mbyllur me dekada te Muzeu

August 22, 2025
1 minut lexim

E hapëm derën e mbyllur për dekada të parkingut nëntokësor tek Muzeu, duke vënë në funksion një hapësirë të rëndësishme që do t’i shërbejë qytetarëve, bizneseve dhe vizitorëve të Çarshisë së Shkupit. Kështu ka thënë sot gjatë një vizite në Muzeun e Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, ndërsa ka shtuar se po hapet parkingu nëntokësor te hapësira e Muzeut.

“Për dekada të tëra, në zemrën e Çarshisë së Shkupit ka ekzistuar një hapësirë parkimi tek Muzeu, e cila ka qenë e mbyllur dhe e papërdorur. Një mundësi reale për qytetarët, për bizneset dhe për vizitorët, që pushtetet e kaluara nuk deshën ta vinin në funksion, ani pse nevoja ka qenë e madhe. Sot, pas marrjes së qeverisë nga VLEN, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, dhe ministrin Zoran Lutkov, po e bëjmë realitet hapjen e këtij parkingu nëntokësor.

Aty ku për vite të tëra ishte mbajtur i mbyllur me qëllim një shërbim i domosdoshëm, sot qytetarët dhe bizneset e Çarshisë do të kenë në funksion një hapësirë të gjerë parkimi”, tha Mexhiti.

Ky, shtoi ai, është dallimi mes nesh dhe atyre që ishin para nesh: aty ku ata s’deshën të hapin dyert e mundësive, ne po i hapim ato për qytetarët. “Aty ku ata e lanë Çarshinë pa mbështetje, ne po e kthejmë atë në prioritet. Hapja e këtij parkingu është shembull i qartë i qeverisjes sonë: punë të prekshme, rezultate që shihen dhe vendime që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të bizneseve”.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shenja te qarta qe tregojne se lidhja ka mbaruar 68a87c1367d1e
Lajmi i mëparshëm

Shenja të qarta që tregojnë se lidhja ka mbaruar

ibrahimi ndryshimi eshte jetik edhe per dollnenin ai do te vije me vlen 68a8803e7e2d6
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Ndryshimi është jetik edhe për Dollnenin, ai do të vijë me VLEN

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë