mexhiti kur eshte ne pyetje cairi ne e leme qeverine por edhe kur jemi ne qeveri nuk harrojme qe kemi ardhur prej cairit 68d06eb6a6adb

Mexhiti: Kur është në pyetje Çairi, ne e lëmë Qeverinë, por edhe kur jemi në Qeveri nuk harrojmë që kemi ardhur prej Çairit

September 21, 2025
min lexim
Mexhiti hap shtabin lokal të nëndegës “7 Marsi”: Kur është në pyetje Çairi, ne e lëmë Qeverinë, por edhe kur jemi në Qeveri nuk harrojmë që kemi ardhë prej Çairit
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, hapi shtabin zgjedhor lokal në nëndegën “7 Marsi” në lagjen e tij, ku u prit nga një numër i madh qytetarësh.
Në fjalën e tij, Mexhiti e quajti tubimin një manifestim të fuqisë popullore. Ai theksoi se mbështetja e banorëve është energjia që do të shndërrohet në projekte konkrete për lagjet, shkollat dhe çerdhet e Çairit.
Duke kujtuar se dikur kjo lagje ishte vend ku laheshin kamionët e “Higjienës Komunale” që pastronin gjithë Shkupin dhe sot është lagje urbane me standarde, Mexhiti tha se i njëjti transformim mund dhe duhet të ndodhë në të gjithë Çairin. “Ne nuk vijmë me premtime boshe, por me projekte dhe ide të qarta,” theksoi ai.
Ai prezantoi projektet madhore të parapara për Çairin:
•100 milionë euro investime të sigurua për zhvillim;
•Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” me vlerë prej 40 milionë eurosh;
•Sheshi Skënderbeu me parking nëntokësor prej 400 vendesh dhe investim prej 25 milionë eurosh;
•Dy çerdhe të reja në Fushë Topanë dhe Çair të Vjetër me kapacitet për 1,000 fëmijë;
•Dy shkolla të reja që do të mundësojnë mësim me një ndërrim dhe kushte më të mira për 8,500 nxënësit e Çairit;
•Infrastrukturë të rregulluar për ujësjellës, kanalizim dhe rrjet atmosferik në lagjet e Çairit;
•Pishina dhe salla sportive për të rinjtë, përfshirë edhe shndërrimin e bazenit të vjetër të papërdorur për 50 vite në një qendër të re sportive dhe muze të arritjeve të Çairit.
Mexhiti paralajmëroi gjithashtu 3,000 vendparkime të reja në komunë dhe investime të përbashkëta me Qytetin e Shkupit, mes tyre projekti prioritar prej 10 milionë eurosh për rrugën e Jahja Pashës, si dhe rregullimin e bulevardeve “Xhon Kenedi” dhe “Brigadës Maqedonase-Kosovare”.
“Kur është në pyetje Çairi, ne e lëmë Qeverinë, por edhe kur jemi në Qeveri nuk harrojmë që kemi ardhë prej Çairit, prandaj ato nuk mund të tregojnë për këto 8 vite sa ishin në Qeveri, dy zëvendëskryeministra edhe Artani edhe Bujari se çka bënë për Çairin përveç hapje të kazinove, të kredive të shpejta dhe korrupsionit të lartë.”
b1c030fb 1d44 40e4 9278 6a31287dd102a1464dcd 4560 4b68 905b 7427a6a4bf68

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

biznesmenet strugane ky vend smund te funksionoje pa mergimtaret 68d06e187010e
Lajmi i mëparshëm

Biznesmenët Struganë: Ky vend s’mund të funksionojë pa mërgimtarët

marshimi i veshjeve tradicionale shqiptare ne oktoberfest rama publikon videon xhubleta shqiptare shkelqeu 68d070180be8f
Lajmi i radhës

Marshimi i veshjeve tradicionale shqiptare në Oktoberfest, Rama publikon videon: Xhubleta shqiptare shkëlqeu

Të fundit nga

ShkoLartë