photo output 10 scaled

Mexhiti kritikon qeverisjen e kaluar:Korrupsioni dhe rastet e montuara nuk sollën përfitime për shqiptarët (VIDEO)

September 16, 2025
1 minut lexim

Në një intervistë për Pressing në televizionin T7, Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, u shpreh kritik ndaj dy mandateve të kaluara të qeverisjes LSDM-BDI, duke theksuar se shqiptarët nuk kanë përfituar nga pozita e tyre politike.

“Edhe pse faktori shqiptar ka pasur pozitën më të volitshme, brenda këtyre 8 viteve nuk është avancuar çështja shqiptare. Përkundrazi, ka dominuar korrupsioni, hapja e kazinove, kredive të shpejta, dhe blerja e qendrave tregtare, të cilat kanë qenë të dëmshme për shqiptarët,” tha Mexhiti.

Ai kujtoi gjithashtu rastet e bujshme që sipas tij janë të montuara, si Monstra dhe rasti i Kumanovës, duke theksuar mungesën e drejtësisë dhe përfitimeve reale për komunitetin shqiptar:

“Brenda atyre 8 viteve nuk ka pasur asnjë avancim të çështjes shqiptare dhe shumë raste janë përdorur politikisht,” shtoi ai.

Megjithatë, Mexhiti theksoi se hyrja e VLEN-it në Qeveri ka sjellë një ndryshim thelbësor:

“Edhe përkundër numrave që nuk janë në favorin tonë, kemi arritur të sjellim 2-3 ligje në Parlament në favor të shqiptarëve dhe të sigurojmë përfaqësim adekuat si asnjëherë më parë.”

Sipas tij, ky kontekst tregon se VLEN-i po e realizon një përfaqësim historik për shqiptarët, duke garantuar ligje dhe politika që u shërbejnë interesave të komunitetit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e punesuara ne onkologji deshmoi se si jepeshin terapite ne klinike ne kohen e vasevit 68c9ae009f09e
Lajmi i mëparshëm

E punësuara në Onkologji dëshmoi se si jepeshin terapitë në klinikë në kohën e Vasevit

photo output 12
Lajmi i radhës

Mexhiti: Decentralizimi fiskal po ndodh në komunat shqiptare, Çairi po urbanizohet (VIDEO)

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë