mexhiti komuna e cairit me platforme te re kunder dhunes mes bashkemoshatareve ne shkolla 6a99b76930331

Mexhiti: Komuna e Çairit me platformë të re kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve në shkolla

September 3, 2026
1 minut lexim

Komuna e Çairit ka ndërmarrë hapa konkretë për përballimin e dhunës në mjediset shkollore përmes krijimit të një platforme të përbashkët parandaluese. Kryetari i Komunës, Izet Mexhiti, ka deklaruar se siguria e fëmijëve kërkon një qasje proaktive dhe bashkëpunim të gjithanshëm.

Sipas tij, institucioni që ai drejton nuk do të qëndrojë duarkryq përballë kësaj dukurie.

“Dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve është një dukuri shqetësuese, ndaj së cilës Komuna e Çairit nuk është dhe nuk do të jetë indiferente. Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve tanë kërkon më shumë se reagim pas një incidenti. Kërkon parandalim, edukim dhe veprim të përbashkët. Pikërisht për këtë arsye, kemi nisur hapat konkretë për krijimin e një platforme të përbashkët për parandalimin dhe menaxhimin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve në shkollat e Çairit”, ka deklaruar Mexhiti.

Platforma e re synon të bëjë bashkë të gjithë aktorët kyç të komunitetit arsimor dhe shoqëror.

“Kjo platformë do të bashkojë Komunën, shkollat, psikologët dhe shërbimet profesionale, mësimdhënësit dhe me prindërit, për të ndërtuar një qasje të koordinuar dhe afatgjatë. Përmes saj synojmë të zhvillojmë aktivitete edukative, punë me nxënësit dhe prindërit, si dhe mekanizma më të fuqishëm për parandalimin, identifikimin dhe trajtimin në kohë të rasteve të dhunës”, tha ai.

Izet Mexhiti ka theksuar se qëllimi kryesor është parandalimi i hershëm i incidenteve.

“Ne duam të veprojmë para se dhuna të ndodhë, jo vetëm të reagojmë ndaj pasojave të saj. Çdo fëmijë ka të drejtë të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i mbrojtur në shkollën e tij. Dhe për këtë, përgjegjësia është e përbashkët”, ka përfunduar njoftimin e tij kryetari i Çairit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jim curtis mbi ceshtjet shendetesore nuk ke pse te jetosh si viktime veshtiresite e tua mund te behen forca jote 6a99b4bbaf295
Lajmi i mëparshëm

Jim Curtis mbi çështjet shëndetësore: Nuk ke pse të jetosh si viktimë, vështirësitë e tua mund të bëhen forca jote

ash vlen duhet te jape llogari per punesimet dhe avancimet 6a99b8b152d7c
Lajmi i radhës

ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet

Të fundit nga

ShkoLartë