IZET MEXHITI 3

Mexhiti: Kampusi i ri i UNT-së, garanci për të ardhmen evropiane të të rinjve shqiptarë në RMV (VIDEO)

September 10, 2025
1 minut lexim

“Nuk flasim vetëm për ndërtesa e infrastrukturë, por për një investim për të ardhmen tonë, për të rinjtë dhe gjeneratat që do ta ndërtojnë këtë shtet.” Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, duke prezantuar vizionin e tij për arsimin e lartë. Ai e ka cilësuar kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me vlerë mbi 35 milionë euro, si projektin më të madh strategjik për shqiptarët e Çairit dhe gjithë Maqedonisë së Veriut, duke e vlerësuar këtë universitet si institucion me rëndësi kombëtare, rajonale dhe evropiane.

Sipas Mexhitit, Çairi është shndërruar në qendër të arsimit të lartë shqiptar në kryeqytet, ku gravitojnë katër universitete me mijëra studentë dhe profesorë. Mexhiti vlerësoi se kampusi i ri do të hapë një kapitull të ri akademik, shkencor e kulturor, duke ofruar diploma konkurruese në nivel evropian dhe duke frenuar emigrimin e të rinjve.

“Arsimi në gjuhën shqipe nuk është luks, por e drejtë dhe realitet. Ky kampus do të jetë vend ku krijohet e ardhmja,” ka përfunduar mesazhin e tij zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lladrovci hap fushaten 101 eshte numer qe bashkon atdhetaret e te gjitha gjeneratave 68c16b4f75d84
Lajmi i mëparshëm

Lladrovci hap fushatën: 101 është numër që bashkon atdhetarët e të gjitha gjeneratave

dhurata dora publikon foto pa pike grimi duket per bukuri 68c16c726a2aa
Lajmi i radhës

Dhurata Dora publikon foto pa pikë grimi, duket për bukuri

Të fundit nga

ShkoLartë