mexhiti investimi ne arsimin e larte garanci per te ardhmen e vendit 68c03b37434dd

Mexhiti: Investimi në arsimin e lartë, garanci për të ardhmen e vendit

September 9, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it, për kryetar të Cairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se arsimi i lartë është një prioritet strategjik që garanton zhvillimin e shoqërisë, inovacionin dhe të ardhmen e vendit tonë.
Për këtë arsye, ka deklaruar ai, është në qendër të agjendës së tyre, zhvillimin, investimin dhe përmirësimin e kapaciteteve akademike.
“Investimi në arsimin e lartë është edhe detyrë institucionale, sepse arsimi cilësor është parakusht për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit dhe për afirmimin e Çairit si një qendër edukimi dhe inovacioni.
Komuna e Çairit kufizohet me katër universitete të rëndësishme, dhe vizioni ynë është të krijojmë mundësi reale për studentët, duke siguruar mbështetje, infrastrukturë moderne dhe programe akademike me standarde evropiane, që do t’u mundësojnë studentëve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.
Një shembull konkret i përkushtimit tonë është Universiteti “Nënë Tereza”, i cili këtë vit shënon 10-vjetorin e themelimit. Gjatë mandatit tim si kryetar i Komunës së Çairit, dhashë kontributin maksimal për krijimin e këtij universiteti, me synimin për të ofruar një mjedis akademik dhe mundësi zhvillimi në gjuhën shqipe. Sot, Universiteti “Nënë Tereza” ka arritur të marrë një rol të rëndësishëm kombëtar dhe rajonal, duke ofruar programe konkurruese dhe perspektivë evropiane për studentët shqiptarë.
Projekti i zhvillimit të universitetit ka vazhduar edhe pas kalimit në qeverisje, ku përmes investimit strategjik mbi 35 milionë euro, po mundësojmë ndërtimin e kampusit të ri. Ky projekt i madh do të ofrojë kapacitete moderne, laboratorë të specializuar dhe hapësira për kërkim shkencor, duke e pozicionuar Universitetin “Nënë Tereza” si një qendër inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Çdo hap që bëjmë në këtë drejtim ka për qëllim konsolidimin e universiteteve shqiptare si institucione me standarde evropiane, ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë studentët dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe pjesëmarrjes në projekte globale.
Me angazhimin tonë të vazhdueshëm, Çairi afirmohet si një qendër e fortë akademike, ku çdo student mund të realizojë potencialin e tij dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit”, ka deklaruar Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a mund te harrosh ish in duke fjetur me dike tjeter pergjigjen ekspertet 68c03711d490e
Lajmi i mëparshëm

A mund të harrosh ish-in duke fjetur me dikë tjetër? Përgjigjen ekspertët

ne universitetin e tetoves ka filluar afati i dyte i regjistrimit per vitin akademik 2025 26 68c048522cea8
Lajmi i radhës

Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik 2025/26

Të fundit nga

ShkoLartë