Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka përshëndetur fitoren e re të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, duke e cilësuar atë si një sihariq të madh për gjithë shqiptarët.
Në reagimin e tij, Mexhiti thekson se rezultati zgjedhor në Kosovë është edhe më i fuqishëm se ai i zgjedhjeve të kaluara, duke dëshmuar mbështetjen e vazhdueshme qytetare për politikat dhe vizionin e Albin Kurtit.
Sipas Mexhitit, zgjedhjet e mbajtura sot janë shembull i një procesi demokratik të mirëfilltë, me garë fer dhe të drejtë, çka tregon se Kosova tashmë ka ndërtuar një traditë të konsoliduar demokratike.
“Një sihariq i mirë vjen nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara”, ka shkruar Mexhiti.
Në fund të mesazhit të tij, kreu i Çairit ka dërguar përgëzime të veçanta nga Shkupi, duke e quajtur atë “Shkupi i fitoreve”, dhe duke uruar Kurtin për suksesin e arritur.
“Ngа Shkupi i fitoreve, përgëzime për rezultatin tuaj”, përfundon urimi i Mexhitit.


