mexhiti ceshtja limani eshte brenda beses mbeshtes vendimin e kasamit per shkrirjen e strukturave ne vlen 698efe6fa3a2b

Mexhiti: Çështja Limani është brenda Besës, mbështes vendimin e Kasamit për shkrirjen e strukturave në VLEN

February 13, 2026
1 minut lexim

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot para gazetarëve tha se mbështet vendimin e Bilall e Kasamit për shkrirjen e strukturave të Lëvizjes Besa në VLEN.

“Çështje e Kuvendit mbrëmë, shkrirja e organeve, me qëllim të shkohet drejt fizionimit të VLEN-it, unë e përshëndes dhe e mbështes fuqishëm. Pra ashtu siç e kam deklaruar në media po punojmë së bashku për shkrirje në parti, pasi është kërkesë e elektoratit shqiptarë”, tha Mexhiti.

Lidhur me çështjen e Fatmir Limanit, Mexhiti tha se ky është çështje brenda Besës dhe besoj se ata kanë kapacitet që së bashku t’i tejkalojnë dhe ecim bashkë.

Ai tha se koalicioni për momentin nuk është fokusuar në emrat personale për liderë të VLEN-it, por janë të fokusuar në formimin e platformës dhe strukturave.

Mexhiti tha se ende po debatohet ideja për parti me dy kryetar, pasi këtë e njeh edhe bota demokratike dhe si shembull kemi Lëvizjen Guxo në Kosovë.

Lidhur me propozim-ligjin për arsimin e lartë, Mexhiti tha se kemi angazhuar ekspertë nga universitet tona po debatohet, jemi në kontakt edhe me ministren Vesna Janevska, por duhet të theksuar se ky ligj kalon me badenter.

Mirëpo siç tha Mexhiti në esencë ligji ka për qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë pa diskriminuar asnjë universitet

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

epstein ish keshilltarja juridike e obames jep doreheqjen nga firma ligjore 698ef846066cb
Lajmi i mëparshëm

“Epstein”, ish-këshilltarja juridike e Obamës jep dorëheqjen nga firma ligjore…

ka ca bullgare aty qe sdine mire as shqip me fole babai i elijones shkakton irritim me deklaraten per labinot
Lajmi i radhës

“Ka ca bullgarë aty që s’dinë mirë as shqip me folë”, babai i Elijonës shkakton irritim me deklaratën për Labinot Rexhën

Të fundit nga

ShkoLartë