IMG 0014

Mexhiti: Çarshia më jep forcë të punoj dhe t’i shërbej me përkushtim Çairit (FOTO)

September 21, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, këtë të dielë e kaloi në Çarshin e vjetër, ku takoi qytetarë dhe personalitete të kulturës.

Në një ditë qetësie, kur tregu pushoi, Mexhiti ka thrksuar se Çarshia mbetet tempulli i shpirtit të Çairit, një vend ku arti, historia dhe jeta e përditshme bashkohen. Takimi i tij më i veçantë ishte me profesorin dhe piktorin e njohur, Imer Bajrami, i cili prej dekadash është bërë simbol i gjallë i Çarshisë përmes pikturave të tij që ruajnë ngjyrat, dritën dhe shpirtin e këtij vendi historik.

“Çarshia nuk është thjesht një vend tregtie, por një qendër ku frymon arti dhe trashëgimia jonë. Faleminderit Çarshisë për magjinë e përditshme, faleminderit për nderin që më jep të punoj e t’i shërbej,” është shprehur Mexhiti.

Me këtë vizitë, sipas kandidatit të VLEN-it u përcoll mesazhi se Çairi do të vazhdojë të jetë një hapësirë ku ruhet identiteti kulturor, ku arti vlerësohet dhe ku qytetarët ndihen krenarë për trashëgiminë e tyre. Mexhiti gjithashtu ka theksuar se vizioni i tij është që Çarshia të mbetet jo vetëm krenari e Shkupit, por edhe frymëzim i përjetshëm për të ardhmen e gjithë Çairit.

IMG 0015

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbahet testi fizik per kandidatet per poziten zyrtar korrektues 68d007ef51b23
Lajmi i mëparshëm

Mbahet testi fizik për kandidatët për pozitën Zyrtar Korrektues

jimmy kimmel pergatit rikthimin e tij pas pezullimit per komente mbi charlie kirk 68d00918975dd
Lajmi i radhës

Jimmy Kimmel përgatit rikthimin e tij pas pezullimit për komente mbi Charlie Kirk

Të fundit nga

ShkoLartë