mexhiti bdi as qe ka qene e interesuar per zgjidhje ligjore per perfaqesimin e drejte 685da61884535

Mexhiti: BDI as që ka qenë e interesuar për zgjidhje ligjore për përfaqësimin e drejtë

June 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 qershor – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mungesën e një ligji për përfaqësim të drejtë në institucionet shtetërore. Ai ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke i konsideruar përgjegjës për mungesën e zgjidhjeve ligjore në këtë drejtim, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas Mexhitit, balancuesi nuk ka qenë ligj, por një mekanizëm informal që është përdorur për të maskuar mungesën e vërtetë të një kornize ligjore. “Balancuesi nuk ishte ligj por mungesë ligji. Prandaj u shfuqizua,” shkruan Mexhiti.

Ai akuzoi BDI-në se nuk ka pasur asnjëherë vullnet për të sjellë një ligj të mirëfilltë për përfaqësim të drejtë, duke ironizuar me angazhimet e saj në çështje të tjera. “Ata nuk mund të bënin ligj sepse luanin futboll nëpër zyrat e ministrive. Ishin të angazhuar për ta blerë Soravinën dhe për të ndërtuar perandorinë e bixhozit përmes Lotarisë,” shkruan Mexhiti.

Ai përfundon duke theksuar se “BDI asnjëherë nuk ka qenë e interesuar për përfaqësim të drejtë”, pasi, sipas tij, mungesa e rregullimit ligjor u ka shërbyer për të manipuluar procesin e punësimeve në këmbim të votave.

Kjo deklaratë e Mexhitit vjen në vazhdën e debatit për reformimin e sistemit të përfaqësimit në administratën shtetërore dhe pas miratimit të ligjit të ri për përfaqësim të drejtë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tarifat trump shtepia e bardhe tregon nese do te kete shtyrje 685da30c9a1ab
Lajmi i mëparshëm

​Tarifat Trump, Shtëpia e Bardhë tregon nëse do të ketë shtyrje

diskutim publik me qytetaret e prishtines per permiresim ne infrastrukture 685da9d89a1d9
Lajmi i radhës

Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë