IZET MEXHITI UNT

Mexhiti: 42 milion euro për epokën e re të arsimit shqiptar! Nis ndërtimi i kampusit gjigant të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

March 4, 2026
1 minut lexim

Vendosja e gurthemelit për kampusin e ri të Universiteti “Nënë Tereza” shënon një moment të rëndësishëm për arsimin në gjuhën shqipe në vend. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare kryetari i Komunës së Çairit, njëherësh një nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, duke e cilësuar projektin si “akt vizioni dhe deklaratë zhvillimi”.

Sipas Mexhitit, investimi prej 42 milionë eurosh për ndërtimin e kompleksit universitar modern do të ndryshojë trajektoren e së ardhmes akademike për shqiptarët. Ai theksoi se kampusi i ri do të përfshijë amfiteatro bashkëkohore, objekte mësimore me standarde të larta, salla sportive dhe pishinë për studentët, duke krijuar një hapësirë të plotë për zhvillimin e mendimit kritik dhe profesionalizmit.

“Ky është një kapitull i ri për arsimin shqip. Është investim që forcon identitetin akademik dhe e vendos dijen shqiptare në kushte moderne dhe me horizonte evropiane”, ka shkruar Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka thënë se me këtë projekt, Shkupi po konsolidohet si qendër universitare për shqiptarët, ndërsa vizioni për arsimin në gjuhën shqipe po materializohet në infrastrukturë konkrete.

“Ne ndërtojmë me bindje, veprojmë me përgjegjësi dhe lëmë gjurmë që mbeten”, ka përfunduar Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mecollari nje lajm i mire nga fronti i iranit 69a7e0240df9a
Lajmi i mëparshëm

Meçollari: Një lajm i mirë nga fronti i Iranit!

kuvendi vendos sot per zv ministrat e mbrojtjes dhe arsimit 69a8070c19a22
Lajmi i radhës

Kuvendi vendos sot për zv/ministrat e Mbrojtjes dhe Arsimit

Të fundit nga

Meçollari: Një lajm i mirë nga fronti i Iranit!

Në valën e luftimeve mes SHBA-Izrael me Iranin, ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, njofton se flota ushtarake iraniane është neutralizuar dhe ka rifilluar lëvizja e çisternave në ngushticën e Hormuzit. Sipas
ShkoLartë