Izet Mexhiti ka përkujtuar 2 Majin si një nga momentet më domethënëse të historisë, kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë. Ai theksoi se kjo ditë simbolizon qëndresën dhe vendosmërinë për liri përballë sfidave të kohës.
Siç tha Mexhiti, guximi dhe sakrifica e njerëzve të asaj periudhe hapën një kapitull të ri shprese dhe dinjiteti.
“2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, dita kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë, si simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri.
Ajo kohë ishte e mbushur me sfida, por edhe me guxim të pashoq të njerëzve që nuk u dorëzuan përballë vështirësive. Nëpërmjet sakrificës së tyre u hap një kapitull i ri shprese dhe dinjiteti për këtë vend.
Sot e kujtojmë këtë ditë me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në atë rrugëtim, duke na lënë trashëgimi lirinë që e gëzojmë sot.
Lavdi dhe nder për të gjithë të rënët dhe përjetësisht respekt për historinë tonë”, ka shkruar Mexhiti.
Burimi: lajmpress.org



