FB IMG 1772381084855

Mexhiti: 18 rrugë të reja, kanalizim dhe ujësjellës modern, Dizhoni drejt transformimit të plotë nga themeli!

March 1, 2026
1 minut lexim

Kanalizim të ri. Rrjet të ri të ujësjellësit.

Rrugë të reja. Investime që po e transformojnë Dizhonin, nga themeli!

Kjo është puna që po bëhet, me ritëm, me plan dhe me rezultate të matshme. Sot në terren, bashkë me ministrin Muhamet Hoxha, pamë nga afër progresin e projektit që po e ndryshon rrënjësisht këtë lagje.

Projekti përfshin 18 rrugë dhe ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit. Një ndërhyrje e plotë infrastrukturore që po i jep Dizhonit standard të ri jetese.

Rrjeti i kanalizimit fekal është përfunduar plotësisht në të gjitha rrugët dhe degëzimet anësore. Një ndërhyrje e plotë infrastrukturore që po i jep lagjes jetë të re.

Rrjeti i ujësjellësit është drejt përfundimit, me mbi 70% të punimeve të realizuara. Po punojmë që çdo shtëpi të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Pas përfundimit të plotë të ujësjellësit do të realizohet pranimi teknik nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, si hap formal drejt përmbylljes së investimeve.

Dhe më pas vjen faza përfundimtare, që është asfaltimi i të gjitha rrugëve. Rrugë të reja, të rregulluara, të sigurta për qytetarët.

Me mbylljen e kësaj faze, i gjithë projekti në Dizhon përfundon. Një lagje me infrastrukturë moderne, me standard dhe me pamje të bukur.

Kjo është politika që punon.

Këto janë investime që shihen.

Sepse ky është Çairi ynë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne mungese konsensusi lvv paralajmeron kandidat per president 69a458f5558d4
Lajmi i mëparshëm

​Në mungesë konsensusi, LVV paralajmëron kandidat për president

deri ne fund te muajit do te hyjne ne funksion dokumentet digjitale si leternjoftimi dhe patente shoferi 69a48063c47c6
Lajmi i radhës

Deri në fund të muajit do të hyjnë në funksion dokumentet digjitale si letërnjoftimi dhe patentë shoferi

Të fundit nga

Nusja e Gostivarit e sulmon vjehrrën e saj

Policia e Gostivarit ka arrestuar personin me iniciale V.S. (30), pasi është denoncuar nga vjehrra e saj 73-vjeçare për sulm fizik brenda shtëpisë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj nuses do të ngrihet
ShkoLartë