Meta po eksploron idenë e një Facebook dhe Instagram me pagesë

Meta Platforms po elaboron mundësinë e lançimit të planeve me pagesë për përdoruesit e Instagram dhe Facebook në Europë raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Disa çmime planesh janë diskutuar brenda kompanisë por një plan 10 euro mbetet më i pranueshmi ndërsa burimet e Reuters thanë se do të implementohet në muajt në vijim.

Propozimi është një përpjekje nga Meta për ushtruar veprimtarinë në përputhje me rregulloren e re Europiane e cila vë në rrezik lirinë e kompanisë për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa marrë miratimin e tyre dhe si rezultat të dëmtojë të ardhurat.

Ofrimi i një plani pa pagesë por me reklama dhe një plani me pagesë mund të bëjë që përdoruesit të pranojnë opsionin e parë duke ndihmuar kështu kompaninë të qëndrojë brenda rregullores por pa prekur biznesin.

Netflix, një shërbim me pagesë tarifon 7.99 euro për planin bazik ndërsa YouTube Premium kushton 12 euro dhe Spotify Premium 11 euro.

Në pajisjet mobile çmimi për një llogari të vetme shkon në 13 euro për shkak të komisioneve që marrin dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google.

Kompania e medias sociale u gjobit me 390 milionë euro në fillim të vitit në BE për shkak të praktikave që Bashkimi Europian i konsideron të papranueshme të shënjestrimit të përdoruesve me reklama.

Meta tha se do të kërkonte miratimin e përdoruesve përpara se tu dërgonte atyre reklama për të përmbushur kriteret rregullatorë Europiane. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Saudi Pro League ngjitet në podium, kryeson Premier League

Story i radhës

Kreu i RASH: Degët e rrezikuara? Duhet të merren masa, të ndryshojë oferta akademike

Të fundit nga