meta pergatitet per lancimin e aplikacionit threads ne europe 6568dbe6b7329

Meta përgatitet për lançimin e aplikacionit Threads në Europë

November 30, 2023
1 minut lexim

Meta ka vendosur ti përmbahet rregullave Europiane përpara se të sjellë aplikacionin Threads në vendet anëtare.

Sipas Wall Street Journal, Meta do të ofrojë aplikacionin Threads në Europë në Dhjetor i cili do të jetë në përputhje me politikat Europiane duke ju dhënë përdoruesve qasje në platformë por pa krijuar një llogari.

Threads fillimisht debutoi në pjesën të më madhe të botës në Korrik si një alternativë e rrjetit social polarizues të Elon Musk të X. Platforma në pronësi të Meta ka 73 milionë përdorues aktivë krahasuar me 365 milion që ka X.

Një zgjerim në Europë padyshim do të rriste bazën e përdoruesve dhe ndërveprimin në Threads por vetëm koha do të tregojë se deri në çfarë mase do të rritet.

Në Tetor, CEO i Meta Mark Zuckerberg parashikoi se Threads mund të arrijë 1 miliardë përdorues në pak vite. Instagram, të cilin njerëzit e përdorin për të krijuar llogari Threads me shpejtësi, ka mbi 2 miliardë përdorues aktivë por u deshën 8 vite që të arrinte në 1 miliardë.

Së fundi platforma lançoi opsionin për të fshirë llogarinë Threads pa fshirë Instagramin. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

duka e dua serbine ne grup trajneri i ri i kosoves agim ademi ti besoj intuites se vet 6568d9173f18e
Story i mëparshëm

Duka: E dua Serbinë në grup; Trajneri i ri i Kosovës? Agim Ademi t’i besoj intuitës së vet

presidenti erdogan mberrin ne emiratet e bashkuara arabe per samitin e okb se per klimen 6568dca214916
Story i radhës

Presidenti Erdoğan mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe për samitin e OKB-së për klimën

Të fundit nga

ShkoLartë