Meta paralajmëron ardhjen e mjeteve AI për editimin e imazheve dhe videove në Facebook dhe Instagram

November 17, 2023
1 minut lexim

Facebook dhe Instagram do të pajisen me disa mjete AI kreative me të cilat përdoruesit mund të editojnë fotografitë e tyre dhe të prodhojnë video me cilësi të lartë duke përdorur përshkrime me tekst.

Ditën e Enjte CEO i Meta, Mark Zuckerberg, prezantoi dy funksionalitetet e reja ndërtuar në EMU – modelin themelor të inteligjencës artificiale për gjenerimin e imazheve të kompanisë – të cilat po integrohen në Facebook dhe Instagram.

I pari, quajtur “Emu Edit,” ju jep mundësi përdoruesve të modifikojnë fotot bazuar në kërkesat me tekst. Video demonstrimi i këtij funksionaliteti zbulon ngjashmëri me mjetet që kompani si Adobe, Google dhe Canva ofrojnë aktualisht.

Ky mjet mund të heqë apo zëvendësojë objekte dhe njerëz nga fotot pa pasur nevojë për një profesionist me eksperiencë. Akoma më tutje, mjeti nuk i kërkon përdoruesit që të përzgjedhë manualisht objektet, por ofron sugjerime siç është për shembull “zëvendësojë qenin me një panda” dhe Emu Edit arrin të identifikojë qenin në foto.

“Emu Video” është mjeti i dytë me të cilin Meta po punon. Sipas postimit në blog të Meta, ky mjet mund të gjenerojë video sipas kërkesave me tekst. Edhe pse videot që prodhohen janë larg realitetit, janë një hap i madh përpara me animacionet që Meta ofronte vitin e kaluar me sistemin Make-A-Video.

Kompania nuk dha detaje se kur këto fuqi të reja editimit të imazheve dhe videove do të bëhen të disponueshme në Facebook dhe Instagram. Rivalët si Google dhe Adobe tashmë ofrojnë mjete të ngjashme si Magic Editor në Google Photos apo Generative Fill në Photoshop. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Babai i Hysajt para ndeshjes: Kryesorja është barazimi, por fitorja do ishte më mirë!

Story i radhës

Gazeta greke i shton logos së saj flamurin palestinez

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë