meta lancon modelet e reja ai llama 4 scout dhe llama 4 maverick 67f64c7a4d480

Meta lançon modelet e reja AI Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick

April 9, 2025
1 minut lexim

Meta Platforms ditën e Dielë lançoi versionin më të fundit të modelit të saj të madh Llama, quajtur Llama 4 scout dhe Llama 4 Maverick.

Meta tha se Llama është një model multi-modal AI. Sisteme të tilla janë të afta të përpunojnë dhe integrojnë lloje të ndryshme të dhënash, përfshirë tekst, video, imazhe dhe audio dhe mund të konvertojnë përmbajtje në formate të ndryshme.

Përmes një deklarate kompania tha se Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick janë modelet e saj më të avancuara dhe më të mirat në kategorinë e saj. Meta tha se ato do të jetë open-source.

Në të njëjtën kohë tha se po teston Llama 4 Behemoth, të cilin e quajti një prej modeleve LLM më inteligjente në botë dhe më i fuqishmi. Firmat e mëdha të teknologjisë kanë investuar në mënyrë agresive në infrastrukturën e inteligjencës artificiale (AI) pas suksesit të ChatGPT të OpenAI, i cili ndryshoi peizazhin e teknologjisë dhe nxiti investimet në machine learning.

Meta planifikon të investojë 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj AI. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

david beckham zbulon nje zakon qe shqeteson familjen e tij ndonjehere i merzit gruan dhe femijet e mi 67f6496e004dd
Story i mëparshëm

David Beckham zbulon një zakon që shqetëson familjen e tij: Ndonjëherë i mërzit gruan dhe fëmijët e mi

mexhiti 229 milione denare per projekte ekologjike ftoj te gjithe qytetaret te aplikojne 67f64da0d5983
Story i radhës

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Të fundit nga

ShkoLartë