Meta heq mijëra përmbajtje të rreme në lidhje me Hamasin

Meta tha ditën e Premte se ka ndërmarrë masa për të hequr përmbajtjet në mbështetje të Hamas nga platformat e saj pasi Bashkimi Europian kritikoi mediat sociale se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të adresuar keqinformimin.

Që kur grupi militant Palestinez Hamas, i shpallur si organizatë terroriste nga disa vende të botës, sulmoi Izraelin më 7 Tetor, përmbajtje të rreme dhe imazhe të manipuluara janë përhapur në Facebook dhe median sociale.

Në vetëm tre ditë, Meta tha se ka fshirë më shumë se 795 mijë përmbajtje informacioni në gjuhën Hebraike dhe Arabike.

Përmbajtje dhune nga konflikti të cilat janë të turbulluara janë lejuar në platformë. Meta tha gjithashtu se ishte në dijeni të kërcënimeve të grupit se do të publikonte online ekzekutimin e pengjeve dhe do të reagonte menjëherë me heqjen e përmbajtjeve apo parandalimin e shpërndarjes së tyre.

Ndërsa Hamas është dëbuar nga platformat, Meta lejon një farë diskuri politik dhe social siç është raportimi i lajmeve, çështje të të drejtave të njeriut si dhe diskutime akademik, kritike dhe neutrale. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

​Kabineti Denkov i mbijetoi votës së mosbesimit

Story i radhës

Amnesty International: Njësitë ushtarake izraelite që godasin Gazën janë pajisur me predha artilerie me fosfor të bardhë

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez