mesuesit dhe drejtuesit e ask viti i ri shkollor nis me shume shprese dhe organizim 68b58dd3c33d9

​Mësuesit dhe drejtuesit e ASK: Viti i ri shkollor nis me shumë shpresë dhe organizim

September 1, 2025
min lexim

Me entuziazëm dhe përgatitje të mirëfillta, ka nisur viti i ri shkollor 2025/26 edhe në shkollën private American School of Kosova (ASK). Atmosfera pozitive ka qenë e ndjeshme që në ditën e parë, si për nxënësit ashtu edhe për stafin arsimor dhe drejtuesit e institucionit.

Drejtoresha e shkollës së mesme, Ilirjana Imami Morina, shprehet e kënaqur me fillimin e mbarë të këtij viti.

Imami-Morina, tha për KosovaPress se ASK-ja ka filluar që nga java e kaluar ku nxënësit dhe prindërit janë takuar dhe kanë marrë të gjitha informacionet rreth shkollës.

Imami-Morina: Ka filluar me një ditë të mbarë, ku të gjithë nxënësit janë të sistemuar në klasat e veta

“Ka filluar me një ditë të mbarë, ku të gjithë nxënësit janë të sistemuar në klasat e veta dhe mësimi ka filluar të zhvillohet. Gjatë këtyre dy ditëve, njoftohen më shumë në klasa.. Ne edhe javën e kaluar e kemi pasur një takim për nxënësit. Ku studentët dhe prindërit kanë ardhur dhe i kanë marrë të gjitha informacionet paraprakisht, në mënyrë që ata me qenë sa më të përgatitur sot.. Jemi përgatitur mjaft mirë, ka filluar edhe mbarë sot kemi qenë të sistemuar të gjithë”, tha Morina.

Nga klasa e parë, mësuesja Rrona Prekazi ka ndarë emocionet dhe përgjegjësinë që sjell dita e parë për më të vegjlit.

Prekazi: Fëmijët janë kthyer me një energji shumë pozitive dhe lumturi

“Dita e parë në shkollë po shkon shumë mirë, fëmijët janë kthyer me një energji shumë pozitive dhe lumturi, shpresoj që ky vit do të shkoj me sukses. Ndjesia me i edukua fëmijët e klasës së parë është një ndjesi e papërshkrueshme. Është një përgjegjësi shumë e madhe si për mësuesin dhe prindërit të njëjtën kohë, për shkak se kjo është punë e dyanshme”, u shpreh Prekazi.

Ndërsa për fëmijët më të vegjël, përkatësisht ata të moshës 18 muajsh deri në pesë vjeç, përgatitjet kanë nisur më herët.

Koordinatorja e edukimit në fëmijërinë e hershme, Vesa Rexha Nimani, thekson karakterin unik të këtij cikli në ASK.

Rexha-Nimani: ECE, fillon përgatitjet një javë më herët, ne operojmë 12 muaj në vit

“Ne si divizion ECE apo i edukimit në fëmijërinë e hershme, për dallim prej cikleve të tjera që janë në ASK, nga klasa e parë deri në 12-të, ne operojmë 12 muaj në vit, që do të thotë ne jemi hapur edhe gjatë pushimeve të dimrit, pranverës dhe verës, mirëpo kemi vetëm një javë që mbyllemi në muajin gusht, që bëhet dezinfektimi i objektit, pastrimi gjeneral dhe fillojnë përgatitjet për vitin e ri akademik shkollor. Ndryshe prej klasës së parë, ECE, fillon përgatitjet një javë më herët dhe hapemi ku është fazë e orientimit ku fëmijët e rinj vijnë për herë të parë në shkollë”, tha Nimani.

Në aspektin logjistik dhe organizativ, shkolla është kujdesur që gjithçka të jetë në nivel. Drejtori i operativës, Lum Gashi, thekson përgatitjet për një vit të sigurt dhe të rregullt.

Gashi, tha se vetëm sot kanë filluar me 400 nxënës me transport nga krejt Kosova.

Gashi: Ne si shkollë i kemi bë përgatitjet e duhura për një vit të suksesshëm dhe të mbarë

“Ne si shkollë i kemi bë përgatitjet e duhura për një vit të suksesshëm dhe të mbarë, duke filluar prej sigurisë që është në nivelin më të mirë, pjesën e ushqimit dhe kafiterisë. Kemi filluar sot me 400 nxënës transport nga krejt Kosova..3:55 Janë 25 zonja që përkujdesen për ushqimin e shkollës, janë dy shujta në ditë, mëngjesi dhe dreka.. Sa i përket sigurisë së shkollës, ne kemi stafin e brendshëm dhe një kontraktues, gjithsej 17 pjesëtarë të sigurimit që kujdesen për hapësirat e shkollës”, shtoi Gashi.

American School of Kosova nis një tjetër vit shkollor me objektiv të qartë: edukim cilësor dhe përkushtim ndaj rritjes së brezave të rinj. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha mesazh ngushellimi per anagnostin dielli perendoi per kolosin e regjise 68b58bb2bdd06
Lajmi i mëparshëm

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

shtatori eshte muaji i persosur per pushime por pse 68b58ef36f84c
Lajmi i radhës

Shtatori është muaji i përsosur për pushime, por pse?

Të fundit nga

ShkoLartë