mesuesi gditet me thke ne shkollen fillore u perpoq te ndalonte konfliktin 68793659aefdd

Mësuesi g*ditet me th*kë në shkollën fillore, u përpoq të ndalonte konfliktin

July 17, 2025
1 minut lexim

Një mësues 53-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë në një shkollë fillore në Alblasserdam, Holandë.

Policia holandeze njoftoi se mësuesi u përpoq të ndalonte një debat mes tre burrave në një qendër kulturore, kur u sulmua me thikë.

Ngjarja ndodhi përpara disa dëshmitarëve, të cilëve më pas u është ofruar ndihmë psikologjike.

Tre persona janë arrestuar. Njëri prej tyre, 44 vjeç, u ndalua pranë vendit të ngjarjes. Dy të tjerët u paraqitën më vonë në një spital në Rotterdam; njëri prej tyre, i plagosur, u arrestua, ndërsa tjetri tentoi të arratisej, por u kap shpejt nga policia.

Motivi i debatit që çoi në ngjarjen e rëndë mbetet ende i paqartë, ndërsa policia ka sekuestruar dy automjete dhe po vijon hetimet.

Identitetet e të arrestuarve nuk janë bërë publike për shkak të rregullave të privatësisë në Holandë.

Ngjarja ndodhi në prag të pushimeve verore, në një kohë kur shkollat fillore në Holandë zakonisht organizojnë shfaqje për prindërit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser mbahet seanca gjyqesore per rastin banjska 6879356c218bc
Lajmi i mëparshëm

Nesër mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

coinbase prezanton aplikacionin e cdo gjeje 68793838cdcb4
Lajmi i radhës

Coinbase prezanton aplikacionin e “çdo gjëje”

Të fundit nga

ShkoLartë