messi presioni eshte ndryshe 69133c76c09e0

Messi: Presioni është ndryshe

November 11, 2025
1 minut lexim

Ylli argjentinas i Inter Miamit, Lionel Messi, ka pranuar se një nga arsyet pse është përshtatur kaq mirë në Major League Soccer është mungesa e presionit të lartë që karakterizon futbollin evropian.

Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë theksoi se në SHBA po e shijon futbollin dhe jetën në një mënyrë më të qetë dhe të balancuar.

“E shijojmë çdo ditë, por në një mënyrë ndryshe, më të relaksuar, pa aq shumë presion apo detyrim për të fituar, edhe pse gjithmonë dua të fitoj dhe të arrij objektivat.

Sigurisht që ende kemi ambicie, por presioni është ndryshe, dhe kjo e bën jetën më të qetë.

Mund të shijojmë më shumë familjen, fëmijët, stërvitjet dhe ndeshjet, pa e pasur mendjen gjithmonë te futbolli”, ka thënë Messi.

Sipas tij, kjo qasje më e qetë ka ndikuar pozitivisht edhe në jetën personale:

“Më parë, rezultatet dhe rutina e përditshme ndikonin shumë te humori im. Tani gjithçka është ndryshe, ndihemi mirë këtu”, përfundoi Messi.

Messi ka qenë një nga figurat më të spikatura në MLS që prej ardhjes së tij te Inter Miami në vitin 2023, duke ndihmuar klubin amerikan të fitojë trofeun e parë në histori dhe të rrisë ndjeshëm popullaritetin e ligës në mbarë botën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandalet e ballukut arriten kulmin berisha mediat qeveritare anuluan me urdher emisionet per lubine 69133c18c0fbf
Lajmi i mëparshëm

“Skandalet e Ballukut arritën kulmin”, Berisha: Mediat qeveritare anuluan me urdhër emisionet për Lubinë!

mos i jepni zor se kot e keni tome gashi thumbon pdk ne per mitrovicen ja cka do tiu beje faton peci 69133c8005446
Lajmi i radhës

“Mos i jepni zor, se kot e keni”, Tomë Gashi ‘thumbon’ PDK-në për Mitrovicën, ja çka do t’iu bëjë Faton Peci

Të fundit nga

ShkoLartë