mesha e pashkeve ipeshkvi dode gjergji ben thirrje per paqe dhe pergjegjesi 69d182f6091eb

​Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe dhe përgjegjësi

April 4, 2026
1 minut lexim

Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë sonte përcolli mesazhe të fuqishme për paqe, nën udhëheqjen e Ipeshkvit Dodë Gjergji.

Kjo festë e rëndësishme për besimtarët katolikë u shoqërua me thirrje për reflektim shpirtëror, dashuri dhe pajtim, si dhe për ripërtëritje të shpresës në mesin e familjeve shqiptare.

Në fjalën e tij, Ipeshkvi Gjergji u bëri thirrje liderëve politikë në vend që të tregojnë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.

Po ashtu, ai u lut për ndaljen sa më të shpejtë të luftërave në botë dhe për mbizotërimin e paqes dhe qetësisë.

“I ftojmë edhe autoritetet politike të vendit tonë që të jenë më të ndërgjegjshëm për kohën të cilën jetojmë, por më të përgjegjshëm për detyrat dhe përgjegjësitë që të ruhet stabiliteti dhe siguria ashtu që të gjithë të kenë aftësinë, guximin dhe zotësinë për dialog me njeri-tjetrin dhe të respektojmë të kaluarën sikur që duhet të ndërtohet e ardhmja…Ta kujtojmë (të lutemi për paqe) paqen në botë. Dashtë Zoti që sa më parë të ndalohet zhurma dhe krisma e armëve që të ngadhënjejë qetësia”, theksoi Dodë Gjergji.

Pashkët janë festa më e rëndësishme e krishterimit, që simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe përçon mesazhe shprese, ripërtëritjeje dhe jete të re. Në Kosovë, kjo festë shënohet çdo vit me meshë solemne dhe pjesëmarrje të madhe të besimtarëve, duke reflektuar rëndësinë e saj shpirtërore dhe shoqërore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump ultimatum iranit 48 ore para se gjithe ferri te mbreteroje mbi ta 69d18201ac466
Lajmi i mëparshëm

Trump ultimatum Iranit: 48 orë para se gjithë ferri të mbretërojë mbi ta

sa here qe dilja jashte perfundoja ne komisariatin e aeroportit rama flet per arritjen e tij me te madhe i pergjigjet berisha vizat i hoqem ne qe ne 2010 69d183de34c07
Lajmi i radhës

“Sa herë që dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama flet për arritjen e tij më të madhe. I përgjigjet Berisha: Vizat i hoqëm ne që në 2010

Të fundit nga

“Fero bëhet baba për herë të dytë”

Reperi i njohur Fero duket se po jeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij, duke nisur një kapitull të ri larg vëmendjes së publikut. “Prive” raporton se artisti
ShkoLartë