mesfushori gati te tradhtoje ekipin per rivalet 695e7e132d00f

Mesfushori gati të “tradhtojë” ekipin për rivalët

January 7, 2026
1 minut lexim

Tim Civeja me shumë mundësi do të largohet nga ekipi aktual, Saabrucken.

Megjithatë, mesfushori 24-vjeçar do të mbetet në Bundesliga 3 gjermane, për shkak se kërkohet nga rivalët e skuadrës aktuale.

Rot-Weiss Essen e ka marrë shumë seriozisht për të transferuar Civejan.

Sipas mediave gjermane, shqiptari s’do ta refuzonte një ndryshim ambienti, edhe pse ende s’ka marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij.

Në krahun tjetër, në rast se Essen s’do të bindë Saarbrucken për të lënë të lirë shqiptarin në janar, do të presë verën, atëherë kur edhe do të përfundojë kontrata e 24-vjeçarit.

Kujtojmë se Civeja deri më tani ka bërë një sezon fantastik. Në 20 ndeshje të luajtura, ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar në 5 të tjerë, ndërsa vlera e tij në “Transfermarkt”, është 300 mijë euro.

Ai ka luajtur edhe 5 ndeshje me ekipin e Kombëtares shqiptare U21, ku ka debutuar në vitin 2023. 

 

Ndërkohë vlen të përmendet se nëse do të bashkohej me Essen, do të luante me një ekip me Klaus Gjasulën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshjet e dendura ne shqiperi balliu duhet te permbyset qeveria qe te mos kete permbytje 695e7db56a5a8
Lajmi i mëparshëm

Reshjet e dendura në Shqipëri, Balliu: Duhet të përmbyset qeveria që të mos ketë përmbytje

vullkani gjigant nenujor pritet te shpertheje ne vitin 2026 cfare rreziku sjell per njerezit 695e7eef87caa
Lajmi i radhës

Vullkani gjigant nënujor pritet të shpërthejë në vitin 2026, çfarë rreziku sjell për njerëzit

Të fundit nga

ShkoLartë