Mëse 600 milionë mesazhe shkëmbehen çdo ditë mes bizneseve dhe përdoruesve në platformat e Meta

Meta po përdor komunikimin e bizneseve në platformën e saj për të gjeneruar më shumë të ardhura. Zuckerberg tha se kompania po përpiqet të shfrytëzojë robotët AI gjenerues për bizneset që mund ti përdorin për të ofruar shërbime të kujdesit ndaj klientit.

CEO i Meta tha se përdoruesit dhe bizneset ndërveprojnë mes platformave të saj më shumë se 600 milionë herë në ditë. Është hera e parë që Meta jep një informacion të tillë.

Zuckerberg theksoi se më shumë se 60 përqind e përdoruesve të WhatsApp në Indi, që është tregu më i madh i platformës me 500 milionë përdorues, komunikojnë me një llogari biznesi.

Meta fitoi rreth 293 milionë dollarë në tre mujorin e tretë të 2023 nga platforma WhatsApp Business, një rritje me 53 përqind nga viti në vit.

Gjiganti i medias sociale ka disa mënyra përmes të cilave bën para nga komunikimi i bizneseve. WhatsApp përcakton lloje të ndryshme mesazhet dhe tarifon bizneset sipas sesioneve të bisedave.

Në muajt e fundit ka prezantuar produkte të reja si mesazhet e personalizuara apo WhatsApp Flows për të krijuar një eksperiencë më të pasur shitblerjeje.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

​Niveli i lindjeve në Itali arrin një rekord të ulët

Story i radhës

Spanjë, nxënësit dhe studentët protestuan duke bojkotuar mësimin në mbështetje për Palestinën

Të fundit nga