merret vendimi ja me sa vite burg denohet nena e vrasesit te ilaria sules prinderit e studentes shqiptare 5 minuta gjyq nuk eshte drejtesi 692c9e03709d1

Merret vendimi, ja me sa vite burg dënohet nëna e vrasësit të Ilaria Sulës/ Prindërit e studentes shqiptare: 5 minuta gjyq, nuk është drejtësi

November 30, 2025
1 minut lexim

Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit.

Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.

Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit. Ati i Ilarias, Flamur Sula, e quajti vendimin “të padrejtë”.

“Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi.”


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sa determinues jane deshmitaret ne gjyqet per krime lufte 692c9d608e798
Lajmi i mëparshëm

Sa determinues janë dëshmitarët në gjyqet për krime lufte?

kthehet legjenda e viteve 1980 692c9e2e64923
Lajmi i radhës

Kthehet legjenda e viteve 1980

Të fundit nga

ShkoLartë