merr oferten e fundit nga turqia 696fbdd549753

Merr ofertën e fundit nga Turqia

January 20, 2026
1 minut lexim

Rei Manaj kërkon largimin nga Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, por ndryshe nga sa është raportuar së fundmi, nuk ka firmosur për asnjë klub në Kinë. Përkundrazi, ai vazhdon të jetë në bisedime për kthimin e mundshëm në kampionatin turk të futbollit.

Mediat turke kanë bërë të ditur se presidenti i Sivaspor, Burak Ozçoban, ka qenë përsëri në ditën e fundit në kontakt me Manajn, duke i parashtruar kushtet financiare për kthimin në klubin e kategorisë së dytë turke, i cili është kandidat për t’u kthyer në elitë.

Sivaspor përballet me një bllokim të merkatos nga FIFA për shkak të detyrimeve financiare por në klub po punohet për të shlyer këto pagesa dhe për të përfshirë menjëherë Manajn në ekipin e tyre, nëse sulmuesi do të bjerë dakord.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Manaj nuk ka kthyer përgjigje përfundimtare, pikërisht për shkak të problemeve që ka Sivaspor, por do ta bëjë një gjë të tillë shumë shpejt.

Manaj shënoi 30 gola në 60 ndeshje me fanellën e klubit turk në Superligë në dy sezone në radhët e kësaj skuadre dhe një tjetër eksperiencë në radhët e tij duket se tërheq futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekzekutimi i snajperistit ne angli kush eshte 26 vjecari qe u vetedorezua ne tirane i bashkeakuzuar me babalen e tiktok ut 696fbd61ca305
Lajmi i mëparshëm

Ekzekutimi i snajperistit në Angli/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

vrau duke e goditur me cekic nje 57 vjecar ne kruje pranga autorit dhe 2 personave per moskallezim krimi 696fbe933379e
Lajmi i radhës

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

Të fundit nga

Pse Macron mbante syze dielli në Davos?

Presidenti francez Emmanuel Macron vuan nga një gjendje “beninje” e syrit, siç tha vetë pasi u shfaq në një takim në Pallatin Elize dy ditë më parë duke mbajtur një palë syze
ShkoLartë