merr fund armiqesia mes oltes dhe kiares ja cfare ndodhi 68eeaff366f70

Merr fund ‘armiqësia’ mes Oltës dhe Kiarës, ja çfarë ndodhi

October 14, 2025
1 minut lexim

Një moment i papritur, ka ndodhur në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Kiara Tito ka folur live me Olta Gixharin, dy ish banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ te cilat nuk kane pasur një raport aq të mirë pas reality show-t.

Gjatë transmetimit, Olta u përfshi përmes një telefonate, dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, ajo reagoi me ngrohtësi dhe sinqeritet.

“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam,” – u shpreh Olta, duke treguar se, pavarësisht vështirësive, ruan pozitivitetin dhe forcën e saj.

Ndërkohë, Kiara e pyeti me kujdes se si po ndihej, pasi një ditë më parë u bë e ditur se Olta nuk ishte mire me shendet, pasi kishte kaluar një problem me syrin.

Olta nuk harroi të dërgonte edhe një përshëndetje per Lunen dhe per Luizin.

“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin,” – tha ajo me humor, duke bërë që studioja të shpërthente në të qeshura. Kiara e priti mire këtë koment, duke e shoqëruar me të qeshur.

Pas këtij dialogu të papritur, fansat kanë nisur të komentojnë në rrjet, duke e cilësuar si një moment pajtimi dhe respekti të ndërsjellë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarjet e dates 15 tetor 68eeaecf76120
Lajmi i mëparshëm

Ngjarjet e datës 15 tetor

zekerija berisha do te jem ze i fuqishem per sarajin ne keshillin e qytetit te shkupit 68eeb974b96be
Lajmi i radhës

Zekerija Berisha: Do të jem zë i fuqishëm për Sarajin në Këshillin e Qytetit të Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë