merr flake autobusi prane tunelit te skerfices pasagjeret arrijne te dalin ne kohe 687675c1125c0

Merr flakë autobusi pranë tunelit të Skërficës, pasagjerët arrijnë të dalin në kohë

July 15, 2025
1 minut lexim

Një autobus ka marrë zjarr sot në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u nisën dy automjete zjarrfikëse.

Zjarri kishte përfshirë pjesën e motorit të autobusit, ndërsa drejtuesi i mjetit kishte ndërhyrë fillimisht me mjete zjarrfikëse dore për të frenuar përhapjen. Forcat zjarrfikëse arritën të shuanin plotësisht flakët dhe të siguronin zonën.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet të kufizuara vetëm në pjesën e motorit të autobusit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti per ditet ne vijim ne maqedonine e veriut 6876673a0f071
Lajmi i mëparshëm

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

donnarumma ne inter kjo eshte pergjigja e agjentit 68767637cfba2
Lajmi i radhës

Donnarumma në Inter? Kjo është përgjigja e agjentit

Të fundit nga

ShkoLartë