Moti nesër do të jetë me vranësira dhe diell, ndërsa në orët e pasdites pritet të ketë reshje lokale të shiut.
Temperaturat minimale priten të lëvizin nga 8 deri 14, ndërsa ato maksimale nga 21 deri në 27 gradë celsius.
Edhe në ditët në vijim moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.