meriton mjekiqi godet luiz ejllin i ka bere autogol karrieres 6a33f9013731f

Meriton Mjekiqi ‘godet’ Luiz Ejllin: I ka bërë autogol karrierës

June 18, 2026
1 minut lexim

Meriton Mjekiqi së fundmi është vënë para disa pyetjeve të vështira nga Marina Vjollca në “Kampionët e botës”.

Moderatorja e vuri artistin para disa pyetjeve të shpejta, por jo fort të thjeshta.

Duke e paralelizuar skenën me një fushë futbolli e kësisoj reperët me lojtarët, atij iu desh të jepte emra dhe të fliste pa filtra.

“A ka ndonjë që të ka surprizuar me autogol në karrierë“, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Po, Luiz Ejlli”, u shpreh ai.

Duket se raporti i tyre ka qenë i mirë pasi Meritoni realizoi ndër intervistat e para me artistin shkodran pas daljes nga Big Brother VIP Albania 2, ku edhe u shpall fitues.

Sidoqoftë, me këtë deklaratë mori edhe një ‘unfollow’ nga Luizi në rrjete sociale. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vuciq mbron kompanite kineze te sanksionuara nga shba ja ne serbi 6a33f830e4513
Lajmi i mëparshëm

Vuçiq mbron kompanitë kineze të sanksionuara nga SHBA-ja në Serbi

ministri durmishi viziton bizneset ne struge dhe prezanton mundesite per mbeshtetje financiare te investimeve 6a33fba40e543
Lajmi i radhës

Ministri Durmishi viziton bizneset në Strugë dhe prezanton mundësitë për mbështetje financiare të investimeve

Të fundit nga

ShkoLartë