mepso ndan 15 bursa per studente latifi investojme ne dije sot per nje sektor energjetik me te fuqishem neser 6af20be34a59f

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

November 9, 2026
1 minut lexim

Drejtoria e Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, MEPSO, do të ndajë 15 bursa për studentë për vitin akademik 2026/2027, ka bërë të ditur drejtori i këtij institucioni, Burim Latifi.

Sipas Latifit, bursat do të ndahen në pesë universitete në vend, përkatësisht nga tri bursa për secilin institucion: Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup, Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Universitetin e Tetovës, Fakultetin Teknik në Manastir dhe Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit në Shkup.

Secila bursë do të ketë vlerë mujore prej 12.000 denarësh, me qëllim të mbështetjes së studentëve dhe krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.

Latifi thekson se synimi i MEPSO-s nuk është vetëm mbështetja financiare, por edhe identifikimi i studentëve më të mirë dhe më të motivuar, duke u krijuar mundësi që në të ardhmen t’i bashkohen ekipit të këtij institucioni dhe të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit energjetik.

“Besoj se investimi në dije dhe në gjeneratat e reja është investimi më i sigurt për të ardhmen. Investojmë në dije sot, për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër!”, ka shkruar Latifi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktori russell brand denohet me 10 vjet burgim per perdhunim dhe sulme seksuale 6af1f14018b63
Lajmi i mëparshëm

​Aktori Russell Brand dënohet me 10 vjet burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

parandalohet hyrja e droges ne burgun e prishtines ja ku u fsheh substanca 6af20c6e0ceac
Lajmi i radhës

Parandalohet “hyrja” e drogës në burgun e Prishtinës, ja ku u fsheh substanca

Të fundit nga

ShkoLartë